Të inatosesh me zhurmën që bëjnë njerëzit kur hanë quhet ‘mizofoni’ dhe klasifikohet si një një çrregullim mendor
Misofonia shkakton ndjeshmëri ekstreme ndaj tingujve specifikë. Sindroma mund të jetë më e zakonshme tek njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore.
Zhurmat e përsëritura si përtypja, trokitja e stilolapsit, nuhatja ose gërvishtja mund të shkaktojnë bezdi për këdo. Por për njerëzit që jetojnë me një gjendje të quajtur misofoni, e njohur fillimisht si sindroma e ndjeshmërisë selektive të zërit, këto zhurma janë më shumë sesa thjesht shqetësuese.
Për ta thënë thjesht, misofonia përfshin një ndjeshmëri ekstreme ndaj tingujve të caktuar. Në fakt, emri “mizofonia” vjen nga fjala greke për “urrejtje ndaj tingullit”.
Kjo mbindjeshmëri nxit një reagim agresiv ndaj tingujve ‘acarues’. Nga kjo, për shembull, mund të keni një dëshirë ekstreme për të:
- larguar menjëherë nga ambienti
- mbyllni veshët me duar
- apo bërtisni, “Mos e bëni atë tingull!”
Në disa raste mund të shkaktojnë aq shumë shqetësim saqë si rezultat ju filloni të shmangni situata dhe njerëz të caktuar. Nëse tingujt e të ngrënit zakonisht shkaktojnë këtë reagim, ju mund të filloni të shmangni frekuentimin e restoranteve dhe të hani të gjitha vaktet tuaja vetëm, në ambiente të izoluara nga këta ‘zhurmëmëdhejtë’.
Studiuesit propozuan për herë të parë emrin misofoni në vitin 2001, dhe kërkimi mbetet në fazat relativisht të hershme. Disa ekspertë e konsiderojnë vetë misofoninë një gjendje, por të tjerë besojnë se mund të zhvillohet si një simptomë e kushteve të tjera të shëndetit mendor.
Të jetosh me misofoninë
Aktualisht, nuk ka kurë për misofoninë, por ju keni mundësi për të menaxhuar simptomat tuaja.
Strategjitë e përballimit
Teknika juaj e përballimit mund të përfshijë largimin nga dhoma kur keni një shkas, por ndonjëherë mund të mos jeni në gjendje të largoheni. Kështuqë mund të provoni gjëra të tjera që mund të përfshijnë:
- përdorimin e kufjeve
- të dëgjoni muzikë apo tinguj qetësues
- të shpërqendroni veten me gjëra që jua lejojnë rrethanat
- apo duke i kërkuar me mirësjellje personit që bën tingullin të ndalojë
Sipas Johnson, tingujt e natyrës, si ajo e shiut, e detit apo të tjerë të ngjashëm kanë rezultuar veçanërisht efektive në këtë aspekt, me deri në 85 përqind të përdoruesve që përjetojnë lehtësim në simptomat e tyre.
0 Comments