Sekreti i eshtrave në bodrumin e Benjamin Franklin
Personin në foto, jemi mësuar ta shohim në kartëmonedhat 100USD dhe është një ndër etërit themelues të SHBA, por si çdo njeri i madh edhe Franklin ka pasur sekretet e veta të vogla…:)
Në vitin 1998, një grup i quajtur Miqtë e Benjamin Franklin House (një nga Etërit Themelues të SHBA) filluan rinovimet në rezidencën e Franklin në Londër, Nr. 36 Craven Street, dhe zbuluan një surprizë të pakëndshme: 1,200 copë kockash nga 10 trupa, gjashtë prej të cilëve ishin fëmijë. Dhe trupat ishin varrosur në bodrum rreth kohës kur Franklin jetonte në atë shtëpi.
Në pamje të parë mund të ngjajë si një histori horrori, por jo, Franklin nuk u përfshi në asnjë skandal vrasjesh. Në fakt, nuk ka gjasa që trupat të ishin viktima të një vrasjeje. Kockat ishin prerë dhe mbanin shenja bisturie, duke sugjeruar që trupat ishin përdorur për një studim anatomik. Dhe kështu ndodh që shoku i dashur i Franklin, William Hewson, vjehrra e të cilit zotëronte shtëpinë e Franklin, ishte një student i anatomistit të njohur William Hunter.
Historianët arritën në konkluzionin se Hewson, i duheshin si praktikë pune dhe mund të ketë paguar një varrmihës, dhe pasi i zhvarrosi këto trupa dhe ngriti një laborator në bodrumin e Franklin për studimet e tij anatomike.
Sidoqoftë, mbetet pyetja: A e dinte Franklin për trupat në bodrumin e tij? Është e mundur që ai të ketë marrë pjesë, ose të paktën të ketë qenë dëshmitar i studimeve të Hewson, apo ndoshta Hewson mund të kishte përdorur bodrumin – dhe më pas të kishte varrosur trupat – gjatë kohës që Franklin nuk ishte përreth. Pa prova të mëtejshme historike, ne nuk mund ta dimë nëse trupat në bodrum do të kishin qenë një surprizë për Benjamin Franklin, po aq sa u bënë për ekipin e rinovimit.
0 Comments