breaking news New

Romani Mbytja e Titanit është shkruar 14 vite para fundosjes së Titanikut!

libri qe parashikoi fundosjen e Titanikut 14 vite para tragjedise

“The Wreck Of The Titan”, nga Morgan Robertson – Romani që parapriu fundosjen e Titanikut

The Wreck of the Titan: ose, Futility është një novelë e shkruar nga Morgan Robertson dhe e botuar si Futility në 1898, dhe e ribotuar si The Wreck of the Titan në 1912. Aty flitet për anijen britanike oqeanike Titan në Atlantikun e Veriut,  anijen më të madhe në botë e cila konsiderohet të jetë e pambytshme, por që fundoset në Oqeanin Atlantik. Anija Titan dhe fundosja e saj janë të famshme për ngjashmëritë me anijen e pasagjerëve RMS Titanic dhe mbytjen e saj 14 vjet më vonë.

Historia Titanit ishte afërsisht e njëjtë me atë të Titanikut, kishte pak a shumë të njëjtin numër pasagjerësh, nuk ishte pajisur me varka shpëtimi të mjaftueshme dhe si pasojë gjysma e pasagjerëve vdiqën kur u mbyt pasi goditi një ajsberg në Oqeanin Atlantik.

Gjysma e parë e librit prezanton heroin John Rowland. Rowland është një ish-oficer i liruar me turp nga marina amerikane. Tani ai paraqitet si një alkoolist i rënë në nivelet më të ulëta të shoqërisë, dhe punon në kuvertën e Titanit. Një natë prilli anija godet një ajsberg, duke u fundosur disi para gjysmës së romanit. Pjesa e dytë flet totalisht për Rowland. Ai i shpëton jetën vajzës së vogël të një ish-dashnoreje të tij duke u hedhur në ajsberg me të. Nga ajsbergu dyshja arrijnë të gjejnë një varkë shpëtimi dhe më pas pikasen nga një anije që kishte dalë për të shpëtuar të mbijetuarit e Titanit. Vajza rigjen nënën e saj dhe Rowland arrestohet më pas i akuzuar për rrëmbimin e saj. Por një gjykatës dashamirës e hedh poshtë akuzën e ngritur ndaj tij dhe e qorton nënën për mosmirënjohje ndaj shpëtimtarit të vajzës së saj.

Ngjashmëritë me Titanikun

Edhe pse romani u shkrua para konceptimit të RMS Titanic, ka disa ngjashmëri të çuditshme midis versioneve imagjinare dhe asaj reale. Ashtu si Titaniku, anija imagjinare u mbyt pasi u shkatërrua në një ajsberg në prill në Oqeanin Atlantik të Veriut dhe nuk kishte mjaft varka shpëtimi për të gjithë pasagjerët. Titani do t’i kishte mbijetuar një përplasjeje ballë për ballë me ajsbergun, por në rastin e parë që pati, ajsbergu i bëri dëme më të mëdha seç parashikohej duke shkatuar edhe tragjedinë.

Studiuesit ia atribuojnë ngjashmëritë e shumta të romanit me tragjedinë që do ndodhte 14 vite më pas njohurive të gjera të Robertsonit mbi ndërtimin e anijeve dhe çështjeve detare.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights