breaking news New

3 Fakte impresionuese mbi ushtrinë Britanike

Donec odio. Quisque volutpat mattis eros. Nullam malesuada erat ut turpis.

1. Që nga 1945, të gjithë tanket Britanikë janë të pajisur me komplete Çaji

Para kësaj kohe, ekipeve britanike të tankeve iu duhej të dilnin nga automjetet e tyre të blinduara kur donin të bënin një kafe ose çaj të shpejtë.

Që çaji është pija e preferuar e britanikëve këtë e dinim prej kohësh, por që të ishte edhe objekt dobësie në kohë lufte, mund të duket pak si e pamundur, sidomos kur bëhet fjalë për një pije jo-alkoolike. Në rrugën për në Caen në vitin 1944, një tank Gjerman i zuri në pritë dhe shkatërroi një kolonë të tërë parkuar me pothuajse 30 automjete të blinduara britanike brenda 15 minutash, ndërsa ekuipazhi po bënte një pushim të improvizuar për çaj. Kjo e bëri komandën e lartë britanike të kuptojë se nëse ekuipazhet e tankeve duhet të ishin përherë në lëvizje, atëherë ata nuk duhet të kapeshin nga armiku me pantallonat ulur dhe kazanët në ngrohje.

Kështu që pas kësaj, tanku tjetër i luftës i krijuar në Britani, Centurion, erdhi me një kazan të pajisur në pjesën e brendshme të mundësuar nga qarqet elektrike të tankut në mënyrë që ekuipazhit të mos i mungonte kurrë një filxhan çaji i ngrohtë!

2. Britania e Madhe mblodhi kartolina si informacione për zbarkimet e Ditës D

Duke filluar në vitin 1942, BBC lëshoi ​​një thirrje publike për kartolina dhe fotografi të brigjeve të Evropës kontinentale, nga Norvegjia në Pirenej.

Kjo ishte një taktikë për mbledhjen e informacioneve. E iniciuar nga Gjeneral Lejtnant Frederick Morgan, pasi ai po kërkonte për plazhet më të vështira për tu mbrojtur. Kartolinat u dërguan në Zyrën e Luftës dhe ndihmuan në formimin e një vendimi për të zgjedhur Normandinë si vendndodhjen për zbarkimet eventuale të Ditës së D.

Military Underpants

3. Në vitin 2005 Ministria e Mbrojtjes i pajisi me ‘brekë speciale’ ushtarët e saj.

Në vitin 2005, Ministria e Mbrojtjes i pajisi ushtarët e saj me të brendshme speciale antimikrobike që mund të vishen deri në tre muaj rresht pa pasur nevojë të ndryshohen. Të brendshmet antimikrobike u prezantuan nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2005 si pjesë e uniformës së re të shkretëtirës. “Ato janë për të parandaluar infeksionin bakterial dhe ne jemi përpjekur shumë për t’i në bërë të kaq rezistente,” tha Kol. Silas Suchanek.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights