Pse Hitleri e urrente të quhej Nazist dhe kush është me të vërtetë kuptimi i kësaj fjale
Në gjermani emri “nazist” përdorej rëndom apo si zhargon për një fshatar të prapambetur. Termi u përdor si një fjalë nënçmuese që karakterizonte një person të vështirë dhe të ngathët dhe u popullarizua shumë nga kundërshtarët e Hitlerit por u përdor rrallë nga vetë nazistët.
Termi “nazist” është nofka, apo emri i dhënë në gjermanisht një anëtari partie të Nacionalistëve gjermanë dhe u krijua si sinonim i termit gjerman Sozi, një shkurtim i Sozialdemokrat (anëtar i Partisë Social-Demokratike të Gjermanisë). Anëtarët e partisë i referoheshin vetes si Nationalsozialisten (Nacional Socialistë), rrallë si nazistë. Termi Parteigenosse (anëtar partie) u përdor zakonisht në mesin e nazistëve, me formën femërore Parteigenossin të përdorur kur ishte e përshtatshme, kjo pasi nazistët ishin racistë dhe jo seksistë.
Në vitin 1933, kur Adolf Hitleri mori pushtetin, përdorimi i emërtimit “nazist” u rrallua së tepërmi në Gjermani, megjithëse anti-nazistët austriakë vazhduan ta përdorin termin, duke i tallur ata, në mënyrë poshtëruese. Përdorimi i “Gjermanisë naziste” dhe “regjimit nazist” u popullarizua nga antinazistët dhe mërgimtarët gjermanë jashtë vendit. Më pas, termi u përhap në gjuhë të tjera dhe përfundimisht mbeti si emërtim i Gjermanisë gjatë sundimit të Hitlerit.
0 Comments