breaking news New

Porosit një TV në Amazon, por i mbërrin një armë luftarake gjysmë automatike!

automatik-televizor

KUR Seth Horvitz në Washington D.C. porositi një televizor LCD në Amazon, ai nuk priste që ti vinte në këmbim një armë luftarake gjysmë automatike.

Horvitz porositi televizorin, një LCD 39 inç të Westinghouse, për rreth 320 dollarë nga një shitës elektronik i dorës së tretë në Amazon.

“Kur pashë disa pjesë metalike brenda kutisë, mendova, ‘Ndoshta kjo është një mbajtëse televizori që mund të montohet, apo diçka tjetër”, tha Horvitz në një intervistë për mediat lokale. Kur e kuptova se ishte një pushkë sulmi, ishte një tronditje të madhe.”

Duke qenë se ai nuk i kishte për zemër armët luftarake, Horvitz kontaktoi policinë dhe ata e konfiskuan menjëherë kutinë, e cila kishte një pushkë patrullimi gjysmë automatike Sig Sauer 716. Policia informoi Horvitz se arma ishte e paligjshme në Distriktin e Kolumbisë.

“Ata e morën armën, më dhanë një numër raporti dhe më thanë, ‘Shpresoj të marrësh televizorin ose të paktën të të kthejnë paratë e tua’, tha Horvitz.

Një faturën e gjetur brenda kutisë, u identifikua edhe dërguesi, një kompani shitje me pakicë të armëve në internet Gunbuyer.com. Fatura, për 1,590 dollarë, i drejtohej Independence Gun Shop, një dyqan armësh në Duncansville, Pensilvani. Jason Sidney, pronari i dyqanit të armëve, tha për Wired se incidenti e kishte hutuar edhe atë. Kur u pyet nëse gabimisht mori një TV, ai u përgjigj duke qeshur: “Do të ishte gjysma e së keqes.”

Horvitz mbetet akoma në pritje të televizorit e tij: “Doja diçka që të ishte e mirë si monitor kompjuteri, por edhe ta përdorja për të parë filma,” tha ai.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights