Papa Gregori IX i shpall luftë maceve – Histori e vërtetë apo trillim
Kushdo që nuk i ka qef macet apo edhe thjesht nuk i honeps dot duhet të ketë marrë njëfarë kënaqësie nga ky “fakt” i çuditshëm historik që qarkullon në internet. Ndoshta i përdorur për të përfituar sa më shumë klikime, kjo histori tashmë virale, pretendon se në shekullin e 13-të Papa Gregori IX, i cili udhëhoqi kishën katolike nga viti 1227 deri në 1241 dhe mbahet mend për fillimin e Inkuizicionit Papnor kundër heretikëve, firmosi një dekret papnor i quajtur Vox in Rama për shfarosjen e plotë të maceve në emër të fesë. Nisma e tij rezultoi aq e suksesshme sa popullsia e minjve doli jashtë kontrollit duke shkaktuar Murtajën e Zezë e cila shkatërroi Evropën midis 1347 dhe 1351. Por, a është kjo një histori e vërtetë?
Ndër ata që punonin për Gregorin ishte edhe një inkuizitor i quajtur Conrad i Marburgut. I emëruar në territoret gjermane, puna e këtij njeriu ishte të çrrënjoste herezinë dhe të ndëshkonte heretikët. Ai pretendonte se kishte gjetur një formë të çuditshme të ritualit satanik që përfshinte, pjesërisht, puthjen e të pasmeve të një maceje të zezë dhe njohjen e tij si mjeshtrin e tyre satanik.
Papa e mori seriozisht këtë lidhje midis maceve dhe djallit dhe lëshoi dekretin e tij. Ajo rezultoi në vrasjen dhe torturimin e maceve në të gjithë Evropën Perëndimore, për shembull, në Danimarkë, festivali i Fastelavn para kreshmës kremtohej me një mace të zezë të futur në një fuçi dhe rrihej për vdekje për të shmangur të keqen. Festivali Kattenstoet në Ypres, Belgjikë, mund ta ketë gjetur origjinën e tij në këtë kohë. Festivali përfshinte hedhjen e maceve të gjalla nga kambanorja e Sallës së Pëlhurave në një përpjekje të mundshme për të dëbuar shpirtrat e këqij që përfaqësonin macet. Ky festival i hedhjes së maceve është ringjallur edhe në kohët moderne, megjithëse tani në një formë shakaje hidhen macet e mbushura me lodra tek fëmijët që presin poshtë.
Këtu historia, siç tregohet zakonisht, bëhet një shembull i ligjit të pasojave të padëshiruara, apo dëme anësore. Ndërsa evropianët kishin frikë dhe po i vrisnin macet, popullatat e minjve lulëzuan, dhe duke qenë bartësit kryesorë të sëmundjeve, mendohet se ishin shkaku kryesor për përhapjen e Vdekjes së Zezë ose murtajën bubonike. Me fjalë të tjera, sulmi i Papa Gregorit ndaj maceve ishte indirekt përgjegjës për vdekjen e deri në 50 milionë njerëzve në të gjithë Evropën, sepse nuk kishte mace për të vrarë minjtë që mbanin murtajën.
Megjithatë, jo të gjithë janë dakord. Sipas Spenser McDaniel, duke shkruar në Tales of Times Forgotten, “ideja e një masakrimi masiv të nxitur nga Kisha Katolike që rezultoi në përhapjen e Vdekjes së Zezë është 100% fantazi e pastër”. Një tjetër rast lajmesh të rreme? Pak a shume, sipas tij. Para së gjithash, në letrën papale Vox in Rama nuk ishte një urdhër i Papa Gregori IX për të gjithë katolikët për të vrarë macet e Djallit. Pritshmëria ishte që të ndaleshin ritualet e çuditshme heretike, të supozuara e të zbuluara përmes torturave nga inkuizitori i paskrupullt gjerman.
Ndërsa detajet e këtyre ritualeve janë të çuditshme, Vox në Rama ishte në fakt një thirrje për armë kundër Luciferianizmit, apo adhurimit të Djallit, në Gjermaninë veriperëndimore. Letra pretendonte se heretikët merrnin pjesë në orgji masive, si dhe në aktivitete të çuditshme që përfshihej edhe gjuajtja e një bretkose gjigante. Në letër thuhej se “pas puthjes se anusit të maces, kujtimi i besimit katolik zhduket plotësisht nga zemra e tij”.
0 Comments