breaking news New

Njeriu me më fat në botë: Nga i vdekur klinikisht për 14 minuta fiton 250.000 dollarë në lotari!

Historia e vërtetë që qëndron pas videos virale në rrjetet sociale për të cilën po flasin të gjithë

Jeta e Bill Morgan ka qenë plot fat, të mirë dhe të keq në të njëjtën kohë. Ai duhet të kishte vdekur në qershor të vitit 1998 (dhe për 14 minuta ai vdiq, të paktën klinikisht) por në njëfarë mënyre mjekët arritën ta ‘ringjallnin’ pas atakut në zemër dhe më pas kaloi 15 ditë në gjendje kome. Historia Morganit, i cili atëherë ishte 37 vjeç dhe jetonte në një park rulotësh në periferi të Melburnit, u quajt një ‘mrekulli mjekësore’.

Ndërsa ‘mrekullia’  e tij e dytë erdhi rreth një vit më vonë, kur ai bleu një biletë  llotarie gërvishtëse dhe fitoi një Toyota Corolla me vlerë 30,000 dollarë. Kjo gjë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe pikërisht gjatë një emisioni televiziv ndodhi edhe ‘Mrekullia’ e tretë, apo videoja virale, tashmë në rrjetet sociale por e transmetuar në televizion rreth 22 vjet më parë. Pamjet tregojnë Morganin duke gërvishtur një tjetër biletë, kësaj rradhe për të rikrijuar edhe njëherë live momentin e fitores së Toyotas. Por surprizat nuk kishin mbaruar akoma për “Njeriun me më fat në botë”…

Sapo fitova 250 mijë dollarë dhe nuk po bëj shaka”, thotë ai me mosbesim para kamerës. “Unë mendoj se do të kem një tjetër atak në zemër.”

Fitorja e jashtëzakonshme dhe thirrja e mëvonshme ndaj të fejuarës së tij për t’i thënë se ajo mund të blinte një shtëpi u shfaq në lajmet e mbrëmjes së Nine në Melburn, dhe më pas në mbarë botën përmes CNN dhe BBC.

Kur Daily Mail Australia kontaktoi Morganin, tashmë 59 vjeç, për t’i thënë se ai ishte bërë përsëri një yll, (kësaj rradhe në rrjetet sociale) ai u tha se ende blen bileta gërvishtëse – por nuk ka pasur të njëjtin lloj fati si me loton apo shëndetin e tij.

‘A po bëhet vërtet virale? Familja ime më thotë kur e shohin herë pas here të përmendet”, thotë ai. “Ishte një periudhë e jashtëzakonshme – 12 muaj para se të fitoja, zemra ime ndaloi për 14 minuta e 38 sekonda.

Ndërsa njerëzit flisnin për atë që do të bënin nëse fitonin një shumë të tillë, Morgani e bëri fakt të kryer, dhe bleu një shtëpi  200,000 dollarëshe përpara se të investonte pjesën tjetër. Kjo e lejoi atë të krijonte një jetë të rehatshme për veten dhe gruan Lisa në juglindje të Melburnit.

Por gjërat mund të kishin qenë lehtësisht shumë ndryshe, pasi jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për Morganin. Para se të fitonte makinën dhe çmimin e madh prej 250.000 dollarësh, ai jetonte në një park rulotësh dhe që nga ajo kohë ka luftuar me artritin dhe sëmundjet kardiake. Por pavarësisht betejave të tij personale dhe shëndetësore, Morgan ndihet shumë mirënjohës dhe vazhdon të shikojë anën e mirë të jetës.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights