breaking news New

Njerëzve që u krijohen morrnica kur dëgjojnë muzikë përjetojnë një moment të shkurtër eksitimi emocional.

Kjo është një gjendje speciale mendore e quajtur Frisson

Një superfuqi ndijore

Siç rezulton nga studime të bëra së fundmi, të dridhurat nga muzika nuk është aq e zakonshme sa mund të mendoni. Studiuesit nga USC publikuan një studim që sugjeron se vetëm rreth 50 për qind e njerëzve ndjejnë gjëra të tilla si të dridhura, një gungë në fyt apo mornica kur dëgjojnë muzikë. Për më tepër, ata njerëz mund të kenë tru shumë të ndryshëm nga ata që nuk i përjetojnë ato ndjenja.

Së pari, ata mblodhën 20 persona dhe i vunë të dëgjonin një përzgjedhje të këngëve të tyre të preferuara. Sa herë që ndjenin të dridhura, shtypnin një buton. Të 20-ve iu dhanë skanime MRI – dhe 10 që raportuan reagimet ishin të dukshme. Truri i tyre doli të kishte një vëllim shumë më të lartë fibrash që lidhin korteksin e tyre të dëgjimit me zonat që përpunojnë emocionet.

Më shumë fibra do të thotë se këto dy zona të trurit mund të komunikojnë shumë më efektivisht. Do të thotë gjithashtu se, për shkak se qendrat e tyre të përpunimit emocional janë më të forta, ata njerëz janë më të aftë të përjetojnë emocione ekstreme. Fenomeni i të dridhurave ose kërcitjeve që vijnë nga një pjesë muzikore (ose nga ndonjë përvojë tjetër estetike) quhet frisson dhe ka qenë një nga misteret e mëdha të natyrës njerëzore që kur u përshkrua për herë të parë.

Kjo sepse edhe nëse e dimë mekanizmin aktual që shkakton frisson – një lidhje e ngushtë me qendrën e përpunimit emocional – ne nuk e dimë se çfarë qëllimi mund të na shërbejë. Por studime të tjera kanë sugjeruar disa përfitime të mundshme të kësaj lloj sjelljeje.

Një raport i vitit 2007 zbuloi se individët që përjetojnë frisson janë më të hapur ndaj përvojave të reja se të tjerët, dhe studime të tjera përshkruan nivele më të larta të kreativitetit dhe kuriozitetit intelektual. Me fjalë të tjera, vlerësimi i bukurisë është thelbësor për atë që na bën njerëz, dhe frisson është thjesht një version super i ngarkuar i këtij vlerësimi.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights