breaking news New

Një grua 75 – vjeçare ndërpreu e vetme lidhjen e Internetit per dy shtete

Gjeorgjiania 75 vjeçare pret kabllot e fibrave optike duke lene pa internet 2 shtete

Një grua e moshuar gjeorgjiane po kërkonte bakër për ta shitur si skrap kur aksidentalisht preu një kabllo nëntokësore dhe ndërpreu shërbimet e internetit për të gjithë Armeninë fqinje.

Gruaja, 75 vjeçe, kishte gërmuar për metalin jo shumë larg kryeqytetit Tbilisi, kur lopata e saj dëmtoi kabllon me fibra optike.

Ndërsa Gjeorgjia i siguron rreth 90% të internetit të Armenisë, sabotimi i padashur i gruas pati pasoja katastrofike. Përdoruesit e uebit në vendin prej 3.2 milionë banorësh u lanë duke tundur gishtin e madh deri në pesë orë pasi ofruesit kryesorë të internetit të vendit – ArmenTel, FiberNet Communication dhe GNC-Alfa – u penguan të ofrojnë shërbimin e tyre normal. Pamjet televizive treguan gazetarët në një agjenci lajmesh në kryeqytetin Jerevan duke ngulur zgurdulluar sytë në ekranet bosh.
Pjesë të mëdha të Gjeorgjisë dhe disa zona të Azerbajxhanit u prekën gjithashtu.

Gjeorgjiania 75 vjeçare pret kabllot e fibrave optike duke lene pa internet 2 shtete

“Ishte një grua 75-vjeçare që po gërmonte për bakër në tokë në mënyrë që ta shiste për skrap”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Gjeorgjisë.

E quajtur “hakeri me lopatë” nga mediat lokale, gruaja – së cilës nuk i përmendet emri- është duke u hetuar me dyshimin për dëmtim të pronës. Ajo përballet me tre vjet burg nëse akuzohet dhe shpallet fajtore.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Gjeorgjisë tha se gruaja u lirua përkohësisht “për shkak të moshës së saj të vjetër”, por mund të përballet me më shumë akuza.

Dëmi u zbulua nga një sistem monitorimi i lidhjes me fibra optike nga Evropa Perëndimore dhe një ekip sigurie u dërgua menjëherë në vendngjarje, ku gruaja edhe u arrestua më pas. Ministria e Brendshme tha se ajo nuk kishte bashkëpunëtorë.

Kablloja është në pronësi të rrjetit hekurudhor të Gjeorgjisë. Është shumë e mbrojtur, por rrëshqitjet e dheut apo shiu i dendur mund ta kenë ekspozuar atë ndaj pastruesve.

Tërheqja e kabllove të bakrit të papërdorura për skrap është një mënyrë e zakonshme për të fituar para në ish-Bashkimin Sovjetik. Disa sipërmarrës kanë përdorur madje traktorë për të nxjerrë qindra metra kabllo nga ish-qendra e testimit bërthamor në Semipalatinsk në Kazakistan.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights