Nipi i Adolf Hitlerit luftoi kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore
Nipi i Adolf Hitlerit shërbeu në marinën amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Uilliam P. Hitleri u betua më 6 mars 1944 dhe vazhdoi të shërbejë për tre vjet si farmacist duke marrë medaljen Purple Heart për një plagë që pësoi.
William Patrick Hitler lindi më 12 mars 1911 në Liverpool, Angli. Babai i tij ishte Alois Hitler Jr., gjysmë vëllai i Adolf Hitlerit. Alois la gruan dhe djalin e tij për të udhëtuar në Evropë. Ai përfundimisht u transferua në Gjermani, u martua përsëri (edhe pse ishte ende i martuar) dhe filloi një familje të re.
Kur William mbushi 18 vjeç, ai udhëtoi për në Gjermani dhe u rilidh me babain e tij. Babai i tij e çoi në një tubim nazist ku u njoh me xhaxhain e tij Adolf, në atë kohë lider i partisë naziste. William më pas vizitoi përsëri Gjermaninë dhe takoi personalisht xhaxhain e tij.
Pas kthimit, William botoi disa artikuj për xhaxhain e tij, por Hitlerit nuk i pëlqeu mënyra se si e portretizonin artikujt. Duke e thirrur William në Berlin, Hitleri e urdhëroi atë të tërhiqte artikujt të cilëst sollën edhe pasoja shtesë tek ai. Tani që lidhja e tij ishte publike, William u bë i padëshiruar në Angli dhe e pushuan nga puna. Ai u zhvendos në Gjermani në kërkim të një pune por Hitleri më pas e mohoi se ata ishin të afërm dhe menjëherë pas kësaj, babai i William e ktheu atë në Angli.
Përsëri, në vitin 1933, Uilliam u kthye në Gjermani duke kërkuar punë, kohë në të cilën Adolf Hitler ishte bërë kancelar i Gjermanisë naziste. Këtë herë Adolf e priti me qetësi dhe William filloi punoi në një bankë e më pas në një fabrikë prodhimi makinash. Por papritur xhaxhai i tij ia hoqi lejen e punës. Edhe pse u rivendos përfundimisht, ardhjet dhe ikjet e tij ishin nën vëzhgim. Pas një takimi të frikshëm dhe të zemëruar me Hitlerin, ai vendosi të largohej nga Gjermania.
Pas kthimit në Angli, William u përpoq të bashkohej me forcat e armatosura britanike, por u refuzua për shkak të lidhjes së tij të drejtpërdrejtë me Fyhrerin. William më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara ku shkoi në një turne leksionesh duke ndarë atë që mësoi për xhaxhain e tij dhe regjimin nazist. Kjo u sponsorizua nga William Randolph Hearst.
William u përpoq të bashkohej me forcat e armatosura të SHBA, por edhe një herë, lidhjet e tij familjare ia bllokuan rrugën. Më pas ai i shkroi një letër drejtpërdrejti Presidentit Roosevelt, i cili ia kaloi letrën drejtorit të FBI-së J. Edgar Hoover. Pas shqyrtimit, ai u lejua të bashkohej me shërbimet e armatosura.
I betuar në Marinën e SHBA më 6 mars 1944, William Hitler vazhdoi të shërbejë tre vjet si farmacist dhe mori medalje, Purple Heart për një plagë që pësoi. Ai u lirua në vitin 1947.
William ndryshoi mbiemrin e tij në Stuart-Houston pasi la shërbimin. Ai u martua, pati katër fëmijë dhe drejtoi një laborator të analizave të gjakut. Ai vdiq më 14 korrik 1987.
Epilog
William Stuart-Houston (William Patrick Hitler) dhe gruaja e tij kishin katër djem: Alexander Adolf (lindur 1949), Louis (lindur 1951), Howard Ronald (1957-1989) dhe Brian William (lindur 1965). Asnjë nga djemtë e tij nuk pati fëmijë të vetin.
Në librin e tij të vitit 2001, The Last of the Hitlers, gazetari David Gardner spekuloi se katër vëllezërit kishin bërë një marrëveshje verbale për të mos u trashëguar fëmijë, në mënyrë që të shuhej njëhere e përgjithmonë linja e gjakut të Adol Hitler.
0 Comments