Neymar JR tek Al-Hilal do të përfitojë 414.720 € në ditë
Paris Saint-Germain ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin saudit Al-Hilal për të shitur sulmuesin Neymar Jr. për një tarifë prej rreth 90 milionë euro (98.5 milionë dollarë) plus bonuse në bazë të performancës, sipas raporteve të shumta.
Ekhbariya, një kompani televizive shtetërore në Arabinë Saudite, postoi në mediat sociale të hënën njftimin se: “Klubi i Al-Hilal zyrtarisht ka rënë dakord me yllin brazilian Neymar për një marrëveshje transferimi nga Paris Saint-Germain. Braziliani Neymar do të mbajë numrin 10 me ekipin e tij të ri”.
Sipas Sky Sports, 31-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën pasi të limohen edhe detajet e fundit për marrëveshjen dyvjeçare.
Kur u kontaktua nga CNN, një zëdhënës i PSG tha se klubi “nuk kishte informacion për të dhënë aktualisht”. CNN gjithashtu ka kontaktuar me Al-Hilal.
Nëse transferimi kryhet, PSG thuhet se do të marrë më pak se gjysmën e tarifës së rekordit botëror prej 222 milionë euro (afërsisht 243.1 milionë dollarë) që pagoi për brazilianin në vitin 2017.
Ndërsa për Neymar do të jetë nje pagë rekord prej 300 milion euro për dy sezone, ose e thënë ndryshe:
4,80 €/sekondë
288 €/minutë
17.280 €/orë
414.720 €/ditë
2.9 milion €/javë
12 milion €/muaj
150 milion €/vit
Kur Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona, supozohej të sinjalizonte fillimin e një epoke dominimi për PSG-në në Evropë.
Megjithatë, në gjashtë vitet e fundit, klubi ka dështuar të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Neymar duket se tani është i tepërt ndaj kërkesave pasi klubi po ndryshon mënyrën e menaxhimit nga nënshkrimi i superyjeve të profilit të lartë në investimet tek të rinj të talentuar.
Në gjashtë vjet në kryeqytetin francez, Neymar ka ndihmuar PSG-në të fitojë 13 trofe të mëdhenj, duke përfshirë pesë tituj të ligës dhe tre Kupa të Francës.
0 Comments