breaking news New

Në Persinë e lashtë, njerëzit i debatonin idetë dy herë, një kur ishin tapë, dhe të nesërmen esëll!

perset-e-dehur

ËSHTË e lehtë të supozohet se Irani nuk ka qenë kurrë një vend i argëtimeve të shfrenuara në të dehur. Perëndimorët i imagjinojnë iranianët si një kulturë e devotshme dhe modeste, dhe kështu supozohet se vreshtaria është diçka krejtësisht e huaj për ta. Ky imazh ndihmohet edhe nga veprimet e fundit legjislative; në janar, qeveria ndaloi shtypjen e fjalës “verë” në të gjithë librat pasi e konsideron pijen një element degradues të “kulturës perëndimore”. E megjithatë, alkooli dhe në veçanti vera ka qenë një pjesë e pandashme e kulturës dhe identitetit persian për mijëvjeçarë. Edhe sot vlerësimet aktuale sugjerojnë se iranianët pijnë rreth 60 milion litra alkool në vit, pavarësisht masave të qeverisë.

Të  marrësh vendime të rëndësishme i dehur

Por le të kthehemi në temën tonë dhe kush më mirë se Herodoti mund të na ndihmojë në këtë aspekt. Ai shkroi për persët, (Libri I, kapitulli 133) se ata merrrnin vendime të rëndësishme duke diskutuar nën efektin e alkoolit, dhe më pas nxirrnin edhe një vendim. Të nesërmen kur të gjithë ishin të kthjellët, e rishqyrtonin edhe njëherë nëse duan të vijojnë me vendimin e marrë. Nëse po, ata e kalojnë atë. Nëse vendosin kundër, atëherë fillonin nga e para dhe ktheheshin në shesh duke u dehur sërish. Herodoti gjithashtu përmendi se ata bënin edhe të kundërtën: fillimisht diskutonin në mënyrë të kthjellët e më pas merrnin vendimin e tyre përfundimtar në gjendje të dehur.

A është kjo një mënyrë e mirë për të menduar?

Persianët mund të kenë përfituar diçka nga kjo metodë. Përveç faktit që e bën vendimmarrjen shumë më interesante dhe argëtuese, ajo që ata gjetën të dobishme në dehje ishte mungesa e frenimeve. Në një gjendje dehjeje, njeriu është më pak i rezervuar gjatë diskutimit në propozimin e ideve të guximshme, që mund të hezitonte t’i propozonte kur është esëll. Njerëzit mund të intimidoheshin pas personaliteteve më karizmatikë apo më të fuqishëm, dhe kështu në vend që të rreshtoheshin pas personalitetit më të fortë ata do të votonin në mënyrë më të ndershme. Këto seanca me siguri do të kenë qenë shumë të zhurmshme dhe do të ketë mbizotëruar kakofonia, por ia vlen.

Megjithatë, strategjia e kundërt e diskutimit esëll dhe më pas vendosjes në gjendje të dehur nuk duket aq e mirë. Impulsiviteti i dehjes ka tendencën të pranojë në mënyrë impulsive çdo gjë që dikush ka rënë dakord kur ka qenë esëll. Mendohet se Persianët kërkonin që të merrnin vendime sa më të mira duke i parë nga këndvështrime të shumta, të nxitura nga gjendje të ndryshme mendore.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights