breaking news New

Në Antikitet, (e jo vetëm) veshja e fundeve ishte Burrërore

fundet romake burrerore
Një herë e një kohë, mijëra vjet më parë, pothuajse të gjitha veshjet ishin unisex, e kjo ndodhte jo për shkak të ndonjë standardi kulturor apo filozofik, por thjesht për arsye prakticiteti. Burrat dhe gratë vishnin të njëjtën lëkurë kafshësh, e kjo jo për tu dukur bukur, por thjesht për të mbajtur larg të ftohtin e natës.

Me kalimin e kohës kur filloi prerja, u shpik edhe tekstili, duke krijuar forma të reja të mbulimit të trupit. Pastaj, lindi stili, e më pas moda. Rrobat më të hershme, megjithëse kishin disa ndryshime, ishin, të paktën për sytë e sotëm, mjaft të ngjashme kur bëhej fjalë për rrobat e burrave kundrejt atyre të grave. Thjesht shikoni sarongun, një veshje të zakonshme në Azinë Juglindore ose toga, një veshje tradicionale romake e veshur njësoj nga burrat dhe gratë. Megjithatë, në Evropë, mënyra e veshjes filloi të ndryshonte dalë-ngadalë, duke krijuar tradita dhe standarde të larta që edhe linjat e sotme të veshjeve do ti kishin zili.

Sidoqoftë, ajo që shpesh nënvlerësohet kur bëhet fjalë për evolucionin e modës është fakti se ndryshimi midis veshjeve për burra dhe gra është zhvilluar në mënyrë që ti shërbejë nevojave të ndryshme, si strukturës së trupit ashtu edhe aktiviteteve të tyre. Por historia ka regjistruar shumë veshje të ngjashme me fundet që janë veshur nga burrat.

Legjionet romake mbanin veshje shumë të ngjashme me atë që ne do ta quanim sot një fund. Thuhet se kur Romakët për herë të parë u ndeshën me pantallonat (Braccae) në Gali, zonë historike në Francën e sotme të banuar nga fiset Kelte, ata i përqeshën pasi i konsideruan ato jo burrërore.

Në Mesjetë, shumica e Evropianëve në zonat me një klimë të moderuar preferonin veshje të ngjashme me veshjet që njohim sot. Këto ishin të veshura nga të dyja gjinitë dhe ky “trend” ka mbetje ende sot, në formën e tunikave që vishen akoma nga murgjit katolikë. Veshjet e burrave ishin zakonisht më të shkurtra në pjesën e poshtme, kurse ato të grave shpesh kishin më shumë punime dekorative. Por në përgjithësi këto veshje ishin pak a shumë të njëjta. Me kalimin e kohës, veshjet e burrave filluan të shkurtoheshin, duke i lënë më shumë hapësirë ​​pantallonave dhe getave që u shfaqën rreth kësaj kohe, ndërsa rrobat e grave u bënë më të gjata, duke krijuar ato që sot i njohim si funde.

Me agimin e kohëve moderne, burrat dalë-ngadalë i zhveshën “fundet”, duke ua lënë partnereve të tyre femra, ndërsa kaluan në kostume, këmisha dhe kravata. Pjesët e vetme të fustaneve për burra që mbijetuan nga “Heqja e Madhe Mashkullore” (siç e quajti psikologu anglez John Flügel kalimin e burrave nga fundet te pantallonat) ishin “kilti” tradicional skocez dhe “fustanella”, një veshjeve Arvanite, tani mbahet edhe nga “evzonoi” (këmbësoria) greke dhe Garda Mbretërore Shqiptare. Nga mesi i shekullit 20, fundet për meshkuj janë zhdukur plotësisht, duke u zëvendësuar plotësisht me kostume.

Lëvizja e modës unisex, e cila u shfaq në vitet 1960 bëri një përpjekje për të eleminuar këtë ndasi të veshjeve midis burrave dhe grave. Kjo, nga ana tjetër, kërkonte që edhe gratë të vishnin rroba burrash, si pantallona dhe këmisha, por jo e kundërta, edhe pse moda për burra mori shumë elemente të stilit femëror siç janë flokët e gjata, stolitë etj.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur përpjekje për t’i rikthyer ato. Në vitet 1970, studiuesi i Stanfordit David Hall u këshilloi burrave të vishnin funde edhe për arsye prakticiteti në vendet me klimë më të ngrohtë. Në vitin 1985, stilisti i famshëm francez i modës Jean-Paul Gaultier krijoi fundin e tij të parë mashkullor dhe shembulli i tij u ndoq nga stilistë të tjerë të famshëm si Giorgio Armani, Kenzo etj. Akoma, meshkujt në hemisferën perëndimore mbeten skeptikë ndaj ringjalljes së Fundit Mashkullor, duke e konsideruar atë tashmë një veshje ekskluzivisht femërore.

Ajo që duhet të theksohet me shumë forcë është se “fundet” që burrat përdornin në të kaluarën nuk konsideroheshin veshje të grave që ishin adoptuar nga meshkujt. Ato ishin thjesht gjëra burrash, siç mund edhe ta shohim nga prerjet e tyre. Kilts sot janë bërë për trupat mashkullorë dhe kështu, do të ishte e gabuar të supozohet se burrat në të kaluarën ishin më të hapur ndaj asaj që disa do ta quanin sot veshje “pa gjini”, ose unisex siç thuhet rëndom. Megjithëse moda po e rikthen idenë se burrat mund të veshin rrobat e femrave, duhet theksuar se fustanet dhe rrobat e tjera të ngjashme me skajin që burrat kishin veshur në të kaluarën nuk lidheshin në asnjë mënyrë me veshjet e grave, ato ishin kostume, tuta dhe uniformat e tyre ushtarake .

Ata ishin thjesht më praktikë për kohën, duke pasur parasysh cilësinë e pëlhurave (pantallonat do të kishin qenë shumë të vështira për t’u veshur në kohën romake, duke pasur parasysh që pëlhurat ishin të rënda dhe të ashpra) dhe veshja e pantallonave do të shkaktonte më shumë dëm pjellorisë mashkullore sesa ndihmesë, arsye e cila nuk është më sot.

Burimi: www.attireclub.org

Përktheu: @Geo_Histori

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights