Mashtruesi që e shiti Kullën Eifel… disa herë
Jo me kot në gazetat e kohës u kosiderua si: Mashtruesi më zgjuar që ka lindur ndonjëherë!
Burri në fjalë ishte një Victor Lustig (4 janar 1890 – 11 mars 1947) dhe konsiderohet gjerësisht si një nga mashtruesit më famëkeq të kohës së tij, dhe kryevepra e tij e cila do ta etiketonin atë përgjithmonë ishte “njeriu që shiti Kullën Eiffel“, e jo pak por dy herë.
Ai ishte nga Austro-Hungaria, dhe ndërmori një karrierë kriminale që përfshinte kryerjen e mashtrimeve në të gjithë Evropën e Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të 20-të.
Lustig u frymëzua kur lexoi një artikull rreth shkatërrimit të Kullës Eiffel në vitin 1925. Në atë kohë mirëmbajtja për kullën ishte bërë shumë e shtrenjtë dhe e bezdisshme për qytetin. Duke parë atë si një mundësi përfitimi ai falsifikoi disa letra kredenciale, negocioi me disa shitës të skrapit dhe i mashtroi ata për një shumë të majme parash. Ai madje arriti ta bënte atë edhe për herë të dytë para se të arratisej në SHBA për të shmangur arrestimin.
Megjithatë 10 vite më vonë ai u arrestua në Nju Jork, dhe pasi u deklarua fajtor u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg që do ti vuante në ishullin famëkeq Alcatraz, Kaliforni. Më 9 mars 1947, Lustig u sëmur nga pneumonia dhe u shpall i vdekur dy ditë më vonë në Qendrën Mjekësore për të Burgosurit Federalë në Springfield, Misuri. Në certifikatën e tij të vdekjes, profesioni i tij ishte shkruar si shitës në fillim të karrierës.
0 Comments