Kur vetëm shtypja e butonit të gabuar të kushton 225 milionë USD
Viti: 2005, Tokio, Kompania, Mizuho Securities
Vetë se shtypi butonin gabuar, në momentin e gabuar, në vendin e gabuar dhe vlera e dëmit shkon në rreth 220 milion USD. Në pamje të parë duket pak e ekzagjeruar, por sa i përket gabimeve të vogla në dukje por shumë të mëdha në pasoja, kjo është ndoshta një nga më të rëndat në histori. Në 2005, dikush shtypi butonin e gabuar në Bursën e Tokios dhe presja shtesë përfundon duke i kushtuar kompanive qindra miliona dollarë. Gabimi është bërë nga një operator tregtar i Mizuho Securities i cili ka shitur kështu 610,000 aksione me 1 jen secila.
Ajo që ai me të vërtetë kishte ndërmend të bënte ishte të shiste një aksion për 610,000 jen, por kur e kuptoi gabimin ishte shumë vonë. Menjëherë pas kësaj, filloi një hetim për të kuptuar se si dreqin kishte ndodhur. Historia magjepsi financuesit në të gjithë botën dhe u shndërrua në një manual se si të mos gabosh.
Ju të dashur lexues mos e vrisni mendjen, duke shtypur butonin e gabuar maksimumi mund krijoni ndonjë situatë të pakëndshme në rrjetet sociale, apo mbase mund t’ju bëjë të pendoheni për ndonjë SMS të pakëndshme në WhatsUp, por nuk besoj se do të keni luksin të gaboni në të tilla shifra!
0 Comments