Kur protezat bëheshin nga dhëmbët e ushtarëve të vdekur
Stomatologjia në 1815 nuk ishte edhe aq “e ndërlikuar” sa sot. Në fakt, ishte plotësisht e egër dhe brutale!
Brenda orëve pas përfundimit të betejës, vendasit duke përdorur pincë, si dhe çekiçë dhe dalta të vogla filluan t’u hiqnin dhëmbët e përparmë dhjetëra mijëra ushtarëve të vdekur në fushën e betejës. Me kërkesën e lartë për dhëmbët e njeriut, grabitësit ua shitën dhëmbët e grabitur dentistëve që i bënin proteza. Sipas Muzeut të Ushtrisë Kombëtare të Anglisë, dentistët anglezë nuk bënë asgjë për të fshehur burimet e tyre, duke reklamuar protezat si “dhëmbët e Waterloo” ose “fildishi Waterloo”.
Edhe në kohën e Luftës Civile, dentistët anglezë vazhduan të bënin një tregti të shpejtë duke importuar dhëmbët e ushtarëve të rënë, të quajtur ende si “dhëmbët e Waterloo”.
0 Comments