Kur Gaddafi propozonte ndarjen e Zvicrës në samitin e G8
Kriza diplomatike e viteve 2008–2010 kulmoi me propozimin ekstrem të liderit Libian, për ndarjen e Zvicrës midis Italisë, Gjermanisë dhe Francës.
Marrëdhëniet midis dy shteteve filluan të acarohen në korrik 2008 kur Zvicra arrestoi djalin e udhëheqësit libian, Hannibal Gaddafi dhe nusen e tij për rrahjen e shërbëtorëve të tyre në një hotel. Të dy u ndaluan për dy ditë dhe u lanë të lirë.
Muammar al-Gaddafi u kundërpërgjigj Zvicrës “duke mbyllur filialet lokale të ndërmarrjeve zvicerane Nestlé dhe ABB në Libi, dhe duke arrestuar dy biznesmenë zviceranë për parregullsi të supozuara të vizave, duke anuluar shumicën e fluturimeve tregtare midis dy vendeve dhe duke tërhequr rreth 5 miliard dollarë nga llogaritë e tij bankare zvicerane”.
Në përpjekje për të lehtësuar tensionin midis vendeve dhe për të marrë lirimin e dy biznesmenëve zviceranë, Presidenti Zviceran Hans-Rudolf Merz shkoi në Tripoli në Gusht 2009 për të kërkuar falje për arrestimet.
Kjo u kritikua nga shtypi dhe publiku zviceran, me thirrje të shumta për dorëheqjen e tij.
Në samitin e 35-të të G8, Gaddafi bëri thirrje publike për shpërbërjen e Zvicrës, dhe territori i saj të ndahej midis Francës, Italisë dhe Gjermanisë.
0 Comments