breaking news New

Kontesha Hungareze De Ecsed lahej në gjakun e virgjëreshave për të ruajtur rininë e saj

Kontesha-de-Eksed-Vampire
E njohur ndryshe si femra “Serial Killer” më e përgjakshme që ka njohur historia

Elizabeth Báthory, (lindi më 7 gusht 1560, Nyírbátor, Hungari – vdiq më 21 gusht 1614, Castle Cachtice, achtice, Hungari [tani në Sllovaki]), ishte një konteshë hungareze që mendohet se torturoi dhe vrau qindra femra të reja në moshë gjatë shekujve XVI dhe XVII.

Báthory lindi në një familje fisnike të shquar protestante në Hungari. Babai i saj kontrollonte Transilvaninë, ndërsa xhaxhai, Stephen Báthory, ishte mbreti i Polonisë. Ajo u rrit në kështjellën e familjes në Ecséd, Hungari. Në vitin 1575 ajo u martua me Kontin Ferencz Nádasdy, anëtar i një familje tjetër të fuqishme Hungareze, dhe më pas u transferuan në kështjellën Cachtice, një dhuratë martese nga familja Nádasdy. Nga 1585 deri në 1595, Báthory lindi katër fëmijë.

Pas vdekjes së bashkëshotit të saj në 1604, filluan të dalin thashetheme mbi mizoritë e saj. Megjithë zërat mbi vrasjen e grave fshatare që me sa duket ishin injoruar, ky skandal doli në pah pas pretendimeve në vitin 1609 se ajo kishte vrarë femra edhe nga familje fisnike, të cilat patjetër që tërhoqën vëmendjen e parisë. Kushëriri i saj, György Thurzó, palatinë i Hungarisë, u urdhërua nga Matthias, atëherë mbreti i Hungarisë, për të hetuar. Ai më pas e akuzoi, pasi mori deponime nga njerëzit që jetonin në zonën përreth tokave të saj, që Báthory kishte torturuar dhe vrarë më shumë se 600 vajza me ndihmesën e shërbëtorëve të saj. Më 30 dhjetor 1609, Báthory dhe shërbëtorët e saj u arrestuan. Shërbëtorët u gjykuan në 1611 dhe u ekzekutuan që të tre. Megjithëse zyrtarisht nuk u provua kurrë, Báthory u mbyll në dhomat e saj në Castle Cachticederi në vdekjen e saj.

Ndërsa dokumentet nga gjyqi i vitit 1611 mbështesnin akuzat e bëra ndaj saj, në kohët e sotme ka historianë që e vëjnë në dyshim vërtetësinë e akuzave ndaj saj. Báthory ishte një grua shumë e fuqishme, e cila pas vdekjes së bashkëshortit të saj, trashëgoi pasuri të mëdha. Fakti që një borxh i majmë që Matthias kishte ndaj Báthory u anulua nga familja e saj, në këmbim të kontrollit të robërinë së saj, sugjeron që gjyqi mund të ishte një farsë e motivuar politikisht që lejonin të afërmit të përvetësonin tokat e saj.

Marrë nga: www.britannica.com

Përktheu: Geo_Histori, Insta: #geo_histori

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights