Kirurgu më i shpejtë në histori përfundoi duke duke e çuar shkallën e vdekshmërisë në 300%
Ai konsiderohej si “Thika më e shpejtë në Perëndim“, kjo pasi ishte kirurgu që realizonte operacionet më të shpejta në gjithë Amerikën. Thënë kjo, ai ishte shndërruar në një “yll në rritje” dhe performancat e tij ndiqeshin nga një numër i lartë spektatorësh.
Para se të shpikej anestezisa, shpejtësia ishte thelbësore gjatë kryerjes së operacionit për të minimizuar dhimbjen tek pacienti, dhe gjithashtu për t’u siguruar pasi ata nuk kishin aq mundësi për t’u lidhur gjatë operacionit. Kirurgu Robert Liston u konsiderua “thika më e shpejtë në Perëndim”. Ai ishte një pionier në operacionin e shpejtë.
Një herë, kur po kryente një amputim para një grupi spektatorësh, Liston ia preu këmbën pacientit aq shpejt saqë aksidentalisht preu gishtat e ndihmësit të tij. Një burrë që ishte dëshmitar i operacionit u kap gjithashtu nga thika e mjekut. Kur ndjeu se ishte prerë në pallton e tij dhe duke parë spërkatjen e gjakut mbi të, ai u shemb në tokë e vdiq nga një atak kardiak.
Pastaj, për t’i bërë gjërat edhe më keq, pacienti i Listonit dhe ndihmësi i tij vdiqën nga humbja e gjakut gjatë amputimit të tyre të përbashkët.
Kjo e bëri Liston të vetmin kirurg që ka kryer një operacion me një vdekshmëri prej 300%!
0 Comments