Janet Jackson do të marrë 200 milionë dollarë nga divorci me miliarderin Katariot
Ndarja e Janet Jackson nga biznesmeni i pasur nga Katari Wissam Al Mana mund t’i sjellë asaj deri në 200 milionë dollarë nën kushtet e kontratës paramartesore, thanë burime të shumta familjare.
Ajo kishte të drejtë për 100 milionë dollarë nëse do të qëndronin të martuar për të paktën pesë vjet, thanë burimet e familjes për The Post.
Jackson dhe Al Mana njoftuan martesën e tyre në janar 2012, por mund të jenë martuar fshehurazi që në dhjetor 2011.
Paramartesa kërkon gjithashtu që pagesa prej 100 milionë dollarësh të dyfishohet nëse ata kanë një fëmijë – gjë që u realizua me lindjen e djalit të tyre Eissa.
“Duket si një rrëmbim parash, por nuk ka të bëjë me para”, tha një i afërm i këngëtares Jackson. “Ajo nuk është kurrë në një lidhje shumë të gjatë. Më e gjata e saj ishte [muzikanti] Rene [Elizonda] dhe kjo ishte për [gati] 10 vjet [1991-2000]. Martesa nuk është për të. Ajo nuk suporton dot faktin e të qenit e lidhur e jo më martesën.”
Një roje sigurie për një kohë të gjatë për familjen Jackson tha se paratë nuk janë arsyeja kryesore e këtij divorci, por fakti që Janet nuk i pëlqente mënyrat konservatore të Al Mana-s.
“Asaj i pëlqen të ketë nën kontroll çdo gjë,” tha i besuari i familjes. “Ajo e la atë kontroll [gjatë martesës] dhe nuk ishte e lumtur për këtë. Ajo dëshiron të kthehet në të qenit Janet Jackson dhe jo zonja Wissam Al Mana apo të jetë gruaja muslimane e bindur.”
Një pagesë prej 200 milionë dollarësh do të ishte një goditje brutale – por jo dërrmuese – për Al Mana, pasuria e të cilit ka një vlerë prej 1 miliard dollarësh, sipas një vlerësimi nga faqja e parave dhe festimeve The Richest.
Grupi Al Mana i bashkëshortit ka zotërime të mëdha në makina, pasuri të paluajtshme, shitje me pakicë, teknologji dhe sipërmarrje të tjera.
Pasuria e Jackson vlerësot veç 150 milionë dollarë, vlerësoi The Richest.
0 Comments