breaking news New

Hollywood u zhvendos nga New York në Los Angeles për t’i shpëtuar patentave të Edison

Thomas_Edison
Kalifornia me Hollywood-in është njohur gjerësisht si kryeqyteti botëror i filmit. E megjithatë nuk ka qenë gjithmonë kështu…

Industria e filmit ka qenë e vendosur fillimisht në Nju Jork gjatë viteve 1800, që ishte afër New Jersey, vendi në të cilin Thomas Edison kishte influencë dhe mbështetje të madhe si politike ashtu edhe gjyqësore, dhe qëllimisht e kishte vendosur aty mbrojtjet e pantentave të veta.

Edison kishte mbi 1.000 patenta në fusha të ndryshme, përfshirë edhe pjesën më të madhe të teknologjisë së nevojshme për të realizuar filma të nivelit të lartë, dhe të gjitha këto i kishte të mbrojtura deri në detajet më të vogla. Me pak fjalë, nëse dëshironit të ishit në biznesin e filmit, në thelb do të duhej të kalonit nga Edisoni.

Kështu që krijuesit e filmave “të pavarur” zgjodhën një mundësi alternative për të luftuar Edisonin: Sa më larg Edisonit. Dhe ata bënë pikërisht këtë gjë!

Ata u zhvendosën në Kaliforni, në një zonë të vendit ku gjyqtarët nuk ishin aq miqësorë me Edisonin dhe patentat e tij, dhe ku rrotat e ligjit për të drejtat e autorit do të merrnin më shumë kohë për t’u mbështjellë mbi ta. 

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights