Historia e mashtrimit me Qiellgërvishtësin më të vogël në botë!
Historia e një prej mashtrimeve më të mëdha! Besojeni apo jo, por është vetëm 12 metra i lartë!
I ndërtuar në vitin 1919, “The Skystraper Littlest” ka katër kate të larta dhe rreth 10X16 metra të gjerë. Kjo nuk është ajo që ju do ta quani një rrokaqiell, apo jo? Epo, ne po e bëjmë. Historia e qiellgërvishtësit më të vogël në botë, që ndodhet në Uiçita Falls, Teksas, është sa për të qeshur e aq për të qarë 🙂 !
Ai është vetëm 12 metra i lartë dhe u ndërtua në vitin 1919 si pasojë e një mashtrimi të pasurive të patundshme. Projekti duhej të ishte i detajuar, por investitorëve iu tregua një plan-projekt me matjet në inç në vend të Feet. Ju kujtojmë që në atë kohë Teksasi po përjetonte një BUM ekonomik si pasojë e zhvillimit të madh të industrisë së naftës dhe investitorët siç duket nuk janë marrë shumë hollësitë e tipit, Inch apo Feet.
Kujtojmë që 1 inch është 2.54 cm, ndërsa 1 feet (këmbë) është 30.48 cm, ose për t’ua bërë më të qartë diferencën 1 feet është e barabartë me 12 inch. Kështu që i bie se pritshmëria ka qenë për një rrokaqiell rreth 12 herë më të lartë, më saktë 144 metra të lartë.
Banorët e Wichita Falls preferojnë që ndërtesa-simbol e lakmisë dhe mashtrimit të mbetet në këmbë, pasi tashmë është kthyer në një pikë turistike për zonën.
0 Comments