breaking news New

Feminicidi! A e dini se Botës i ‘mungojnë’ 142 milion femra!

feminicidi
Botës i ‘mungojnë’ 142 milion femra për shkak të aborteve selektive dhe vrasjes së foshnjave femra.

Sipas dosierit të “Terre Des Hommes”, është 142 milionë numri i femrave që nuk iu dha mundësia për t’u lindur dhe rritur në botën që po jetojmë. Dhe po të mendosh që në vitin 2010, ishin 126 milion vajza më pak, kjo tregon një rritje domethënëse. Shkaku? Ky është një fenomen i cili po shënon një rritje të frikshme që nga vitet 1990 dhe përveç një grupi politikash diskriminimi, i shtohet edhe pandemia e Covid 19, që e ka përshpejtuar akoma më shumë. Me pak fjalë, edhe privilegji i ekzistencës është vetëm për burrat.

Jetët e munguara të grave

Normalisht, nga pikëpamja biologjike, për çdo 100 femra, lindin midis 102 dhe 106 meshkuj. Një marrëdhënie pothuajse e barabartë e cila, megjithatë, ndryshon rrugës nga abortet selektive dhe metodat e tjera të përzgjedhjes së gjinisë, siç është vrasja e foshnjave ose mos kujdesja për vajzat e porsalindura, praktika që janë shumë të zakonshme në vendet në zhvillim. Një shembull? Në Indi numri i lindjes së meshkujve është rritur me rreth 25% më shumë sesa numri i femrave, me një total prej 43 milion më shumë burra sesa gra. Por nëse rritja e përzgjedhjes së seksit është alarmante pasi pasqyron inferioritetin e grave dhe vajzave, përsëri sipas dosierit, çekuilibri gjinor rezulton që gjithashtu ka pasoja të dëmshme edhe në shoqëri. Në mesin e efekteve të lidhura, është rritja e dhunës seksuale dhe problemi i trafikimit.

Duke qenë se ekografia dhe teknologjitë e tjera të ultratingujve janë zhvilluar shumë në këto dekada, kjo i ka lejuar prindërit e ardhshëm të zbulojnë seksin e një fetusi që në fazat e para të shtatzanisë, duke ndikuar në rritjen e aborteve, e duke përshkallëzuar çekuilibrat numerikë midis gjinive.

Përzgjedhja e seksit në vendet perëndimore

Jo vetëm Azia dhe Kaukazi. Dossieri flet gjithashtu për Perëndimin. Në veçanti, sipas asaj që u zbulua nga studiuesi Nicholas Eberstadt, në Shtetet e Bashkuara hendeku në lindje midis djemve dhe vajzave ka filluar të zgjerohet. Kulmi u zbulua midis 2014-2018 dhe regjistroi një hendek pabarazie midis meshkujve dhe femrave, i barabartë me 122.8 meshkuj nga 100 femra. Këta ishin kryesisht fëmijë të porsalindur të grave kineze ose indiane të lindura jashtë dhe të emigruara në SHBA. Por jo vetëm. Norma të ngjashme u regjistruan për ato të lindura nga nëna me origjinë hispanike dhe aziatike, por ato bien ndjeshëm për gratë e të njëjtave etni të lindura në Shtetet e Bashkuara. Një arsye mund të lidhet me vështirësitë ekonomike dhe përpjekjet për integrim që familjet do të hasnin të paktën fillimisht. Sidoqoftë, shenjat e traditave dhe kulturave që janë të vështira për tu prishur por të lehta për tu eksportuar janë akoma të dukshme.

Efekti kovid

Sipas raportit të fundit nga Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara, në vitin 2020 kishte një rritje të hendekut gjinor në lindje midis meshkujve dhe femrave, veçanërisht në Indi dhe Kinë, të cilat së bashku përbëjnë 95% të mungesave të lindjeve të grave në të gjithë botën, (e barabartë me një million e gjysëm) të shkaktuara nga përzgjedhja para lindjes. Kësaj i shtohet edhe roli i luajtur nga koronavirusi në planifikimin familjar. Në fakt, është më e vështirë për gratë të shkojnë në spital ose klinikë nga frika e infektimit ose vështirësive ekonomike. Kështu që përdorimi i metodave kontraceptive është bërë më kompleks, ndërsa shtatzënitë e padëshiruara rriten. Një efekt domino që mund të çojë në një rritje të aborteve selektive dhe vrasjen e foshnjave të porsalindura, viktimat e para të të cilave do të jenë kryesisht gjinia femërore. Se ato do të lindin ose se duhet të kishin lindur.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights