breaking news New

Crassus, njeriu më i pasur i Romës antike vdiq i mbushur me flori…

Krasi ekzekurohet duke e mbushume me flori te shkrire
Djali i një Konsulli të Romës, Krasus mori pjesë në Luftën Civile të Sullës, luajti një rol kyç në mposhtjen e Spartakut dhe përfundimin e Luftës së Tretë Servile duke formuar edhe Triumviratin e parë me Julius Caesar dhe Pompein e Madh.

Duke qenë një njeri mendjehollë, gjatë gjithë jetës së tij ai grumbulloi gjithnjë e më shumë pasuri – dhe ishte pikërisht etja e tij për pasuri që përfundimisht do të çonte në rrëzimin e tij.

Crassus iku nga Roma kur Gaius Marius pushtoi qytetin në vitin 87. Si oficer i ri, ai mbështeti Lucius Cornelius Sulla gjatë luftës civile (83–82) midis Sulla dhe pasuesve të Marius, duke u kthyer në Romë për të ndihmuar Sulën të merrte pushtetin në 82. Armiqësia midis Pompeut dhe Krasusit ndoshta e ka origjinën në preferencën e qartë të Sullës për Pompeun. Crassus kishte merita të mëdha në shuajtjen e kryengritjes së skllevërve të udhëhequr nga Spartaku, e megjithatë Pompei arriti të merrte meritën.

Gjatë viteve ’60, ndërsa Pompei po shënonte fitore ushtarake jashtë vendit, Crassus po ndërtonte një pozitë politike të fortë në Romë. Ai përdori pasurinë e tij të madhe – të ardhur kryesisht nga shitja e pronave të konfiskuara nga Sulla – për t’u dhënë kredi senatorëve borxhlinj. Ndër tyre vihet re se edhe i riu Julius Cezar i cili u ndihmua në këtë mënyrë në vitin 62.

Në vitin 60 Crassus u bashkua me Pompein dhe Cezarin për të formuar të ashtuquajturin Triumviratin e Parë. Ai hyri në këtë koalicion informal pjesërisht për të realizuar miratimin e ligjeve të dobishme për sipërmarrjet e tij të biznesit në Azi. Si guvernator i Sirisë në vitin 54, Crassus u përpoq të fitonte lavdinë ushtarake duke hyrë në një pushtim të pajustifikuar të Parthisë, në lindje. Duke udhëhequr trupat e tij në pushtimin fatkeq të Parthisë (Irani i sotëm), Crassus dhe forcat e tij u sulmuan dhe u dëmtuan vazhdimisht nga Parthianët. Pas një tentative të pasuksesshme për paqe me udhëheqësit Parthian, dhe Krasus ra në dorën e tyre.

Njeriu më i pasur i superfuqisë botërore të kohës ekzekutohet duke i derdhur Ar të shkrirë në grykë, kjo si një prelud i etjes së tij për pasuri.

Vdekja e Krasus rezultoi katastrofike për Romën. Në mungesën e tij si një ekuilibër, tensionet u rritën midis Pompeit dhe Çezarit, duke e çuar Cezarin në udhëhoqjen ushtrisë së tij përtej Rubikonit duke sulmuar Romën dhe duke i dhënë Republikës së dobësuar një goditje fatale.

Nga hiri i saj do të ngrihej Perandoria Romake, me demokracinë si një ideal të zvenitur. E gjitha, sepse Marcus Licinius Krasus ekzagjeroi me dëshirën e tij për lavdi.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights