‘Terroristi’ rrëmben avionin për disa birra më shumë!
Si u bë birra një armë kundër terrorizmit: Rrëmbimi i parë i avionit në vitin 1985 për Norvegjinë
E kujt i ka vajtur në mendje se birra mund të shërbejë si një mjet anti-terrorist.
E premtja, 21 qershorit 1985, shënoi një datë pë tu mbajtur mend për Norvegjinë – rrëmbimi i parë i një avioni në historinë e vendit skandinav. Një avion pasagjerësh Boeing-737-205 i Braathens SAFE ishte në një fluturim nga Trondheim për në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Në bord atë ditë kishte 116 pasagjerë. Menjëherë pasi avioni fitoi lartësinë, një pasagjer i veshur me një kostum biznesi, vendosi syzet e diellit, nxori një pistoletë dhe duke kërcënuar stjuardesën e urdhëroi që të raportonte te komandanti i ekuipazhit rrëmbimin e aeroplanit.
Terroristi Stein Arvid Huseby
Personi që rrëmbeu avionin rezultoi të ishte shtetasi norvegjez 24-vjeçar, Stein Arvid Huseby. Deri atëherë, ai ishte dënuar pesë herë për krime jo shumë të rënda – grabitje me armë të një shoferi taksie dhe kërcënime ndaj një oficeri policie. Prirjet kriminale të të riut me shumë gjasa ishin rezultat i “fëmijërisë së tij të vështirë”.
Rrëmbimi i avionit
Stjuardesa raportoi incidentin tek pilotët, të cilët nga ana e tyre njoftuan kontrollorët tokësorë në Oslo. E megjithatë gjithçka ishte e qetë në bordin e avionit të rrëmbyer. Terroristi, nga i cili vinte një erë e rëndë alkooli, u vendos në pjesën e pasme të avionit. Ai po rrinte në heshtje, pa tërhequr vëmendjen e pasagjerëve të tjerë. Sapo Boeing i kompanisë Braathens SAFE u ul në aeroportin e Oslos, avioni u rrethua menjëherë nga forcat e rendit. Stein Arvid Huseby e la menjëherë karrigen dhe shkoi në tualet. Aty terroristi u mbyll duke kërcënuar se do të shpërthente eksplozivët që dyshohet se mund të kishte me vete.
Birrat dhe kryeministri
Përfaqësuesit e shërbimeve speciale norvegjeze u përpoqën të vendosnin një dialog me terroristin. Kërkesa e parë ishte t’i sillnin disa kanaçe birrë. Pijet iu dorëzuan menjëherë. Filluan negociatat. Kur u pyet nga oficerët e zbatimit të ligjit se cilat arsye e shtynë njeriun të rrëmbente avionin, Stein u përgjigj se ishte shumë i pakënaqur me qëndrimin e shtetit ndaj tij. Ai këmbënguli për vazhdimin e negociatave me pjesëmarrjen e gazetarëve, kryeministrit norvegjez dhe ministrit të drejtësisë. Gjatë procesit të dialogut, Stein Arvid Huseby vazhdimisht kërkonte t’i sillnin sa më shumë birrë. Stjuardesat vijuan t’ia mbushnin gotat me alkoolin e shkumëzuar terroristit të mbyllur në tualetin e avionit.
Pije e shkumëzuar në këmbim të një pistolete
Vetëm një orë pas fillimit të negociatave, oficerët e zbatimit të ligjit bindën Stein Arvid Huseby të lironte shtatëdhjetë pasagjerë. Më pak se gjysmë ore më vonë, terroristi goxha i dehur tregoi bujari dhe liroi të gjithë të tjerët, përveç pesë anëtarëve të ekuipazhit të linjës. Negociatat vazhduan, ashtu si edhe krikllat e birrës.Në mbrëmje, furnizimi me pije të shkumëzuara në bordin e avionit mori fund. Megjithatë, terroristi vazhdoi të kërkonte alkool, duke kërcënuar se do të hidhte në erë Boeing. Më pas oficerët e zbatimit të ligjit i ofruan Stein-it t’u jepte pistoletën në këmbim të rimbushjes së rezervave të birrës së avionit.
“Terroristi” mjaft i dehur, pa hezitim, ra dakord me këtë propozim.Sapo arma u hodh nga avioni në pistën e aeroportit të Oslos, disa anëtarë të skuadrës speciale të policisë u mësynë në kabinën e Boeing. Terroristi i dehur u rrëzua menjëherë dhe u kap nga oficerët e rendit. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua gjatë “sulmit” në avion.
Fundi i historise
Pas arrestimit të Stein Arvid Huseby, duke pasur parasysh sjelljen e tij më se të çuditshme, iu caktua një ekzaminim psikiatrik. Mjekët që ekzaminuan “terroristin” arritën në përfundimin se ai kishte një psikikë shumë të dobët, të shkatërruar, si dhe një aftësi shumë të dobët për të menduar në mënyrë racionale dhe për të marrë vendime adekuate. Të gjitha këto sëmundje lidheshin drejtpërdrejt me varësinë e Huseby nga alkooli.Pavarësisht kësaj, psikiatrit e gjetën atë të shëndoshë, gjë që bëri të mundur që gjykata më 29 maj 1986 ta dënonte me 3 vjet burg “dashnorin e birrës”. Pas lirimit të tij, ish-terroristi ishte nën mbikëqyrjen speciale të policisë edhe për pesë vjet të tjera. Kështu, mund të themi me siguri se birra u bë një armë e vërtetë anti-terroriste në rastin e kapjes së një avioni norvegjez.
1 Comment
Altin
06/01/2024 at 1:37 pmPer ca birra me shume…. hahaha