Kur arbitri e ndëshkoi Sanchez Wat, vetëm se i tha tre herë emrin e tij!
“Wat“. “Çfarë?” “Watt!” Një lojtar është përjashtuar pasi një gjyqtar ngatërroi emrin e tij.
Gjyqtari Dean Hulme pyeti Sanchez Watt, i cili po luante për Hemel Hempstead Town, për emrin e tij pasi po e ndëshkonte me një karton të verdhë gjatë një ndeshje kundër East Thurrock United të Ligës Jugore të Anglisë .
27-vjeçari iu përgjigj të treja herët: “Watt“,por Hulme kujtoi se ai po thoshte “What? (Çfarë)” dhe për mungesë respekti ndaj arbitrit i dha edhe kartonin tjetër të verdhë duke e nxjerrë nga ndeshja.
Konfuzioni erdhi nga fakti se nuk ka mbiemra në pjesën e pasme të fanellave, por për fat të mirë për Watt, kapiteni Jordan Parkes ndërhyri menjëherë duke i shpjeguar gjyqtarit se ish-sulmuesi i Kerala Blasters në fakt quhej Watt dhe kjo bëri që kartoni i kuq të anulohej.
“Ishte një gabim njerëzor,” tha kryetari i Hemel Hempstead, Dave Boggins për BBC Sport.
“Arbitri u tregua mjaftueshëm njerëzor duke e korrigjuar atë.
“Mendoj se të gjithë e panë anën gazmorë të historisë– përfshirë edhe arbitrin.
“Ai hyri në sallën e bordit pas ndeshjes dhe shpjegoi se si kishte bërë gabim.
“Ai kërkoi shumë falje dhe pa anën qesharake të kësaj. Ai ishte një gjyqtar i mirë për të qenë i drejtë me të.”
Incidenti ndodhi në fund të fitores 2-0 të Hemel Hempstead të martën dhe Watt nuk u largua nga fusha.
Watt luajti tre ndeshje për Arsenalin në Kupën e Ligës si 18-vjeçar, duke shënuar kundër West Brom në raundin e tretë në Emirates Stadium më 22 shtator 2009.
Ai gjithashtu ka luajtur në Championship për Leeds United dhe ka luajtur në Sheffield Wednesday, Southend, Crawley dhe Colchester.
Watt është i huazuar te Hemel Hempstead nga skuadra e Isthmian League Billericay Town.
0 Comments