breaking news New

Misionari që shkoi për të konvertuar fisin indigjen qëllohet për vdekje me shigjeta, sapo shkel këmbë në ishull

John Allen Chau misionari

Misionari amerikan besonte se Zoti e kishte ‘thirrur’ atë për të konvertuar fisin indigjen në krishtërim dhe për këtë kaloi vite duke planifikuar si të shkonte në ishullin e tyre të largët, atje ku më pas e qëlluan për vdekje me shigjetat e tyre të lashta. Tashmë policia vendase është duke punuar për të gjetur një mënyrë se si të marrë pas trupin e tij.

John Allen Chau, 27 vjeç, pagoi peshkatarët vendas për ta ndihmuar të shkonte në ishullin North Sentinel, një nga rajonet më të izoluara në botë në ishujt Andaman të Indisë, javën e kaluar.

Chau bëri një shëtitje me varkë me peshkatarët përpara se të shkonte i vetëm me një kanoe për në vendin ku indigjenët jetojnë të shkëputur plotësisht nga bota e jashtme, thanë autoritetet.

John Allen Chau misionari
indigjene ishulli North Sentinel

Sapo vuri këmbën në ishull, i cili është jashtë kufijve për vizitorët, Chau e gjeti veten përballë një morie shigjetash – por pavarësisht kësaj ai vazhdoi të ecte.

Më pas, ishullorët i lidhën një litar në qafë dhe e tërhoqën zvarrë drejt habitatit të tyre, kjo sipas rrëfimit të peshkatarëve që e ndihmuan të arrinte atje.

Policia indiane tha se kishin regjistruar një rast vrasjeje kundër ‘personave të paidentifikuar të fiseve indigjene’ dhe shtatë peshkatarëve që e çuan atë në ishull, me këta të fundit që janë arrestuar si përgjegjës në lidhje me vdekjen e turistit amerikan.

Por Sentinelezi që vrau Chau-n nuk mund të ndiqet penalisht pasi kontakti me ta dhe disa fise në ishuj është i paligjshëm, kjo në një përpjekje për të mbrojtur mënyrën e tyre indigjene të jetesës dhe për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet.

Tani, një mik ka zbuluar për DailyMail.com se Chau ishte ‘i përkushtuar’ të udhëtonte në ishullin e largët, thellë në Oqeanin Indian, për t’u predikuar krishtërimin anëtarëve të fisit dhe kishte planifikuar udhëtimin për të paktën tre vjet.

ishulli North Sentinel
indigjene ishulli North Sentinel

Neil MacLeod, nga Stornaway, Skoci, tha se ai u takua me Chaun në një fluturim nga Londra në Phoenix, Arizona, në tetor 2015.

“E pashë duke lexuar literaturë të krishterë dhe duke qenë se edhe unë jam i tillë filluam të diskutojmë rreth këtyre çështjeve,” tha ai.

MacLeod, 47 vjeç, tha se Chau i kishte tënë se ishte kthyer së fundmi nga India dhe po përpiqej të kuptonte se si të udhëtonte në ishullin e largët North Sentinel në Gjirin e Bengalit.

“Ai përmendi se donte të shkonte në këto ishuj… ishujt në të cilët tashmë ndodhet kufoma e tij,” tha MacLeod.

“Kisha dëgjuar për këta ishuj dhe e di sa të rrezikshëm janë, kështu që u befasova nga kjo ide. Unë mendoj se Chau i kuptoi rreziqet e udhëtimit atje, por ai kishte një ndjenjë të lartë motivuese, prandaj nuk u step”.

“Kjo ishte diçka për të cilën ai po punonte për tre vjet dhe ishte totalisht i përkushtuar të shkonte atje. Sipas tij, ai po përpiqej t’i ndihmonte këta njerëz.

“Ka ishuj që janë afër me ta dhe ai po krijonte marrëdhënie dhe lidhje me banorët vendas, për ta ndihmuar atë të shkonte atje.”

John Allen Chau misionari
indigjene ishulli North Sentinel

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights