breaking news New

Avioni i pasagjerëve fluturon për 13 orë…por ulet në të njëjtin aeroport nga u ngrit!

Aeroporti i Aukland i përmbytur

Makth do ketë qenë  për udhëtarët pasi fluturimi Dubai-Auckland pasi iu desh të kthehet prapa për shkak të përmbytjeve në aeroportin e Zelandës së Re

Një avion pasagjerësh që u ngrit nga Dubai fluturoi për 13 orë dhe u ul në të njëjtin aeroport pasi u detyrua të kthehej në ajër.

Fluturimi EK448 u ngrit në orën 10:30 të mëngjesit me orën lokale të së premtes dhe duhet të ulej në Auckland, Zelanda e Re, 16 orë më vonë.

Por fluturimi i Emirates përfundoi duke u kthyer në Dubai pak pas mesnatës të së shtunës për shkak të përmbytjeve të rënda në aeroportin e Auckland.

Ai kishte udhëtuar rreth gjysmën e udhëtimit prej 9000 miljesh përpara se të detyrohej të kthehej drejt aeroportit të nisjes.

Aeroporti i Aukland i përmbytur

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në qytetin Kiwi pasi një shi i rrëmbyeshëm solli kaos në qendrën e transportit.

Nëpërmjet faqes në Twitter Aeroporti njoftoi se: ‘Aeroporti i Auckland ka vlerësuar dëmin në terminalin tonë ndërkombëtar dhe për fat të keq ka vendosur që asnjë fluturim ndërkombëtar nuk mund të funksionojë sot.

“Ne e dimë se kjo është jashtëzakonisht frustruese, por siguria e pasagjerëve është prioriteti ynë kryesor.”

Më shumë se 2,000 pasagjerë u detyruan të qëndronin gjatë natës në terminale gjatë natës të premten, kur fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme u anuluan papritur deri të dielën.

Reshjet u shkaktuan nga ajri i ngrohtë që zbriste nga tropikët, duke shkaktuar shi të dendur dhe stuhi.

Rekordet e reshjeve të qytetit u thyen, me aeroportin që shënoi 25 cm në 24 orët deri në orën 9 të mëngjesit të së shtunës, duke mposhtur nivelin më të lartë të vitit 1985 prej 16 cm.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights