breaking news New

Në Romën e Lashtë, urina përdorej për të larë gojën!

Urina si agjent për larjen e gojës në Romën Antike
Kjo sepse urina përmban një sasi shumë të lartë të amoniakut dhe ai është një nga pastruesit natyralë më të fuqishëm dhe më të disponueshëm në këtë planet!

Romakët kontribuan me shumë shpikje për civilizimin siç janë: rrugët, çimento, ujësjellësit, shërbimi postar etj, por jo të gjitha shpikjet e tyre jetuan deri në ditët e sotme, dhe disa me meritë gjithashtu.

Larës goje të nga Roma e lashtë

Ka referenca për larjen e gojës në literaturën kineze, greke dhe egjiptiane, por rastet më të hershme të regjistruara për shpëlarjen e gojës vijnë nga Roma e lashtë, në vitin 1 pas Krishtit. Ata e përdornin urinën njerëzore dhe atë shtazore për larjen e gojës në mënyrë që të zbardhnin dhëmbët. Në të vërtetë kjo metodë funksionon, por thjesht është shumë e papërpunuar si mënyrë. Urina jonë përmban amoniak, një përbërje e azotit dhe hidrogjenit, e cila është e aftë të veprojë si një agjent pastrues. Sot, amoniaku është një përbërës i produkteve për pastrimin e qelqit, porcelanit, inoksit apo dhe heqjen e të zezave të pjekjes nga furra juaj, për shembull.

Ekzistonin kavanoza publike në të cilat romakët mund të lehtësonin veten. Qytetarët prisnin derisa urina të ishte sterile dhe të tretej në amoniak. Kur mbusheshin plot, ata e mblidhnin urinën dhe e dërgonin në lavanderi, për t’u holluar me ujë dhe për tu përdorur për larjen rrobave. Më pas paguej dikush për të shkelur rrobat. Me kalimin e kohës grumbulluesit e urinës u taksuan për shkak të erës së rëndë që sillte nëpër rrugët e qytetit. Por gjithashtu Romakët edhe importonin urinën, kryesisht atë portugeze dhe e përdornin si shpëlarës… ashtu BRUTO! Importimi i urinës në shishe u bë aq i popullarizuar sa perandori Neron e taksoi tregtinë e saj.Shpesh, ata përzienin urinën me qumështin e dhisë. Pastat e tyre të dhëmbëve ishin po aq të çuditshme saqë autori, filozofi dhe komandanti Plini Plaku rekomandoi përbërësit e mëposhtëm, “hirin, kokën e lepurit dhe dhëmbët e gomarit, të përzier me ekstrakte të trurit të miut ose lepurit”.

Çudira për shpëlarjen e gojës

Njerëzit kanë përdorur disa kombinime të çuditshme – përveç urinës – si gargarë. Dikur mendohej se gjaku i breshkës dezinfektonte gojën dhe pastronte dhëmbët, dhe përzierjet e manave, gjetheve të nenexhikut dhe uthullës ose verës janë përdorur gjithashtu si gargarë. Në shekullin e 12-të, Saint Hildegard von Bingen mbronte se uji i pastër dhe i ftohtë mund të largonte pllakat dhe gurët.

Anton van Leeuwenhoek

I njohur si “babai i mikrobiologjisë moderne”, Anton van Leeuwenhoek vlerësohet për zbulimin e baktereve orale në shekullin e 18-të. Pas zbulimit të tij, ai eksperimentoi me një sërë zgjidhjesh që mund të vrisnin bakteret. Leeuwenhoek zbuloi se ai mund të imobilizonte dhe vriste bakteret duke i lyer me amoniak dhe/ose alkool. Pikërisht në këtë kohë alkooli u bë përbërësi më popullor i përdorur në shpëlarjen e gojës – dhe përdoret ende sot!Listerine

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights