breaking news New

Djersa dhe Gjaku i gladiatorëve shitej si afrodiziak

Gladiatorët
Mund ta besoni apo jo, por në Romën e Lashtë, gratë e pasura blinin shishka djerse dhe papastërtie të marra nga lëkura e gladiatorëve të famshëm dhe e përdornin atë si një krem fytyre.

Lëngjet që lëshonin gladiatorët ishin produkte më të “nxehta” në tregun e Romës. Djersa e Gladiatorit përdorej si parfum dhe si një trajtim bukurie; madje mblidhej në shishe të vogla dhe shiteshin më pas shiteshin si suvenire.

Gjithashtu edhe yndyra nga kafshët që luftonin në arenë ishte produkt shumë i kërkuar.

Djersa nxirrej nga trupat e tyre duke përdorur një mjet të quajtur strigil.

Parfumet dhe produktet kozmetike ishin të rezervuara për gratë me status të lartë shoqëror, e jo çdo kush kishte mundësinë ti blinte.

Gjaku i gladiatorëve gjithashtu përdorej si afrodiziak. Natën e saj të martesës, nusja e re i piste flokët me një shpatë të zhytur në gjakun e një gladiatori të vdekur, për t’u siguruar që jeta e saj martesore të ishte e gjatë dhe e frytshme.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights