breaking news New

Rasputini i ka mbijetuar helmimit me cianur dhe të shtënave me armë…

Grigori Rasputin mbetet një nga figurat më mistike dhe kontroverse ruse, shto edhe faktin që u vetshpall i shenjtë. Mendohet se ai luajti një rol të madh si katalizator në rënien e dinastisë së Romanovëve, e që i parapriu Revolucionit të Tetorit.

Ai u bë mik me Carin e fundit rus nëpërmjet ndikimit të tij errët mbi Careshën. Duke shfrytëzuar sëmundjen e princit të vetëm trashëgimtar duke sajuar një lloj kure që dukej sikur po bënte efekt, ai krijoi një pushtet të frikshëm mbi çiftin perandorak. Me kalimin e kohës, pozicioni i tij në pallatin mbretëror rus krijoi shumë pakënaqësi të mëdha në rradhën e anëtarëve të fisnikërisë ruse.

Kjo, e kombinuar me dehjen dhe shthurrjen e tij, bëri që disa fisnikë rusë të formonin një komplot për ta vrarë atë.

Duke ditur dashurinë e Rasputinit për seksin, komplotistët do të përdornin gruan e bukur të Jusupov, Irina, si karrem. Jusupov do t’i thoshte Rasputinit se ai mund ta takonte atë në pallat me nënkuptimin e një lidhjeje të mundshme seksuale. Jusupov dhe Rasputin do të hynin në një hyrje anësore të pallatit me shkallët që të çonin poshtë në bodrum, në mënyrë që askush të mos i shihte ata të hynin apo të dilnin nga pallati. Meqenëse pallati i Yusupov ishte përgjatë kanalit Moika dhe përballë një stacioni policie, përdorimi i armëve nuk ishte i mundur nga frika se mos dëgjoheshin. Kështu, ata vendosën të përdorin helm.

Aty filluan duke e englendisur me ëmbëlsira dhe verë të helmuar me cianur.  Pasi menduan se ai u shua, komplotistët do ta mbështillnin trupin në një qilim, dhe e vendosën përkohësisht në bodrum, sa të gjenin një vend të përshtatshëm për ta hedhur në lumë.

Akoma gjallë!

Rreth një orë më vonë, Jusupov ndjeu një nevojë të pashpjegueshme për t’ia parë edhe njëherë trupin. Ai u kthye poshtë dhe e preku, dukej ende i ngrohtë. Ai e tundi trupin. Nuk pati asnjë reagim. Kur Jusupov filloi të largohej, ai vuri re se syri i majtë i Rasputin filloi të hapej. Ai ishte ende gjallë.

Rasputin u ngrit në këmbë dhe nxitoi drejt Jusupovit, duke i kapur supet dhe qafën. Jusupov luftoi për t’u liruar dhe më në fund e bëri këtë. Ai nxitoi lart duke bërtitur: “Ai është ende gjallë!”

Purishkevich ishte lart dhe sapo kishte futur revolen Sauvage në xhep kur pa Jusupov që u kthye duke bërtitur. Jusupov ishte i çmendur nga frika. Purishkevich nxiroi ta ndiqte nga pas Rasputinin. Në vrap e sipër, ai e qëlloi me armë, por nuk arriti ta kapte, e njëjta gjë edhe me goditjen e dytë. Më pas kafshoi dorën për të rimarrë kontrollin mbi veten. Qëlloi përsëri. Këtë herë plumbi e gjeti shënjestrën e tij, duke goditur Rasputin në shpinë. Ai u rrëzua por ishte akoma gjallë dhe Purishkevich i stresuar që nuk po i jepte dot fund këtij makthi e qëlloi përsëri. Këtë herë e goditi në kokë. Rasputin ra. Koka i dridhej, por prapë u përpoq të zvarritej. Purishkevich e kishte kapur tani dhe i jep godititjen përfundimtare në kokë Rasputinit, duke i dhënë fund njëherë e mirë jetës së njeriut më të pushtetshëm në Rusinë Perandorake.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights