breaking news New

“Europa e parë nga Moska”

Europa e pare nga Moska

Hartë e një botimi të vitit 1952 të revistës Time me synimin që të ilustrojë kërcënimin mbi përhapjen e ndikimit Sovjetik në të gjithë Evropën.

Harta u ideua nga R.M. Chapin Jr, një hartograf amerikan i cili ishte shumë i kërkuar gjatë Luftës së Ftohtë për ekspertizën e tij. Harta u botua ndërsa Blloku Lindor komunist po forcohej dhe Tmerri i Kuq (i dytë) po ngrihej në Amerikë. Harta si këto që përshkruanin rrezikun mbi përhapjen e shpejtë të komunizmit jo vetëm në Evropë por në të gjithë botën. Këto botimet ishin të zakonshme në Amerikën për pjesën më të madhe të viteve 1950. Artikulli që ilustronte kjo hartë shkruante se si “Bashkimi Sovjetik ka ngatërruar fqinjët e tij në një shkallë të pakrahasueshme me asnjë pushtues në histori”.

Me thënë të drejtën autori ia ka arritur qëllimit, pasi është një ide gati gjeniale që ai ka dalë nga linjat konvencionale që realizohen hartat në përgjithësi, dhe ndoshta është kjo ajo që e bën kaq interesante.

Më poshtë ështe edhe një grafikë tjetër, e ndërtuar mbi të njëjtën ide dhe ilustron përparimin e ndikimit rus në Azi. Edhe kjo është botuar në të njëjtin artikull në revistën Time.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights