Dikur Kokaina përdorej si kurë për dhimbjet e dhëmballave!
Ajo tregtohej si një trajtim për dhimbjet e dhëmbëve, depresionin, sinusitin, letargjinë, alkoolizmin dhe impotencën, e për më shumë kokaina filloi të shitej si tonik, tableta, pluhur dhe madje përdorej në cigare.
Rreth mesit të viteve 1880, shkencëtarët arritën të izolonin përbërësin aktiv të fletës së kokainës, kokën Erthroxlyn (e njohur më vonë si kokainë). Kompanitë farmaceutike u marrosën pas këtij stimuluesi të ri, me veprim të shpejtë dhe relativisht të lirë.
Në 1884, okulisti austriak, Carol Koller, zbuloi se disa pika solucion kokaine të vendosura në kornenë e një pacienti vepronin si një anestetik lokal. E bënte syrin të palëvizshëm dhe të de-sensibilizuar nga dhimbja dhe shkaktonte më pak gjakderdhje në vendin e prerjes, duke i bërë operacionet e syrit më pak të rrezikshme. Lajmi për këtë zbulim u përhap, dhe së shpejti kokaina filloi të përdorej si në operacionet e syve ashtu edhe në ato të sinusit.
E tregtuar fillimisht si një trajtim për dhimbjet e dhëmbëve, depresionin, sinusitin, letargjinë, alkoolizmin dhe impotencën, kokaina shpejt po shitej në formën e tonikut, tabletës, pluhurit dhe madje përdorej edhe në cigare.
Ilaçet popullore për përdorim në shtëpi, të tilla si Tabletat e Kokainës së Allen, mund të bliheshin për vetëm 15 cent (rreth 13.2 dollarë në kursin e sotshëm) në një kuti dhe të ofronin lehtësim për gjithçka, nga ethet e barit, rrufa, problemet e fytit, nervozizmi, dhimbjet e kokës dhe pagjumësia. Në të vërtetë, efektet anësore të kokainës shkaktonin më shumë sëmundje sesa ajo pretendonte se shëronte – të tilla si mungesa e gjumit, probleme me të ngrënin, depresion dhe madje edhe halucinacione.
Në atë kohë nuk kishte nevojë për recetë të mjekut për ta blerë. Disa shtete e lejonin shitjen e kokainës në bare, lokale apo restorante dhe ishte një nga përbërësit kryesorë të pijeve të buta si Coca-Cola e cila do të bëhej së shpejti një ndër pijet më të famshme në botë. Deri në vitin 1902, kishte rreth 200,000 të varur nga kokaina, vetëm në SH.B.A. Në vitin 1914, Akti Anti-Narkotik Harrison ndaloi prodhimin, importimin dhe shpërndarjen e kokainës.
0 Comments