breaking news New

Në Europë, pirunët konsideroheshin si një mjet i Djallit dhe u ndaluan nga Kisha Katolike

pirunjte-herezia

Kur gjatë darkës përdorim një pirun, rrallëherë na shkon në mendje se si ose pse u krijua. Përdorimi i tij është po aq i natyrshëm sa përdorimi i duarve tona.

Por piruni është relativisht një i porsaardhur në tryezë, që shfaqet shumë shekuj, madje mijëvjeçarë, pas thikës dhe lugës. Historia e shkurtër dhe pikante e pirunit është historia e evolucionit të mirësjelljes dhe sjelljes së tryezës. Është gjithashtu historia se si një princeshë bizantine u dënua pasi u konsiderua sakrilegj thjesht përdorimi i tij!

Pirunët ishin në përdorim në Egjiptin e lashtë, si dhe Greqi dhe Romë. Sidoqoftë, ato nuk përdoreshin për të ngrënë, por ishin, më tepër, mjete të gjata gatimi të përdorura për ngritjen e mishit nga një kazan ose zjarr. Në ato kohë mishi konsumohej me gishta dhe me vetëm një thikë. Pirunët filluan të shfaqeshin në oborret fisnike të Lindjes së Mesme dhe Perandorisë Bizantine rreth shekullit të 7-të dhe u bënë të zakonshme midis familjeve të pasura diku në shekullin e 10-të.

Imagjinoni habinë atëherë kur në 1004 Maria Argyropoulina, mbesa Greke e Perandorit Bizantin Vasili II, u paraqit në Venecia për martesën e saj me Giovanni, djali i Pietro Orseolo II, Doge i Venecias, me një set të pirunjve të artë – dhe pastaj vazhdoi për t’i përdorur ato në darkën e dasmës. Por efekti që krijoi tek të ftuarit ato nuk ishin në pritshmërinë e saj, përkundrazi ajo u dënua plotësisht nga kleri vendas për dekadencën e saj, dhe arriti deri aty sa një nga përndjekësit e saj deklaroi me zë të lartë se: “Zoti me mençurinë e tij i siguroi njeriut pirunjtë natyralë – gishtat e tij. Prandaj është një fyerje ndaj tij përdorimi i pirunjve metalikë kur ha.

Kur Argyropoulina vdiq nga murtaja dy vjet më vonë, Shën Peter Damian, me një kënaqësi të fshehur keq, sugjeroi se ishte ndëshkimi i Zotit për praktikat e saj të çuditshme. “As ajo nuk denjonte të prekte ushqimin e saj me gishta, por urdhëronte eunukët e saj ta prisnin atë në copa të vogla, të cilat ajo i vendoste në një instrument të artë me dy kunja dhe kështu i dërgonte në gojën e saj. . . . kotësia e kësaj gruaje ishte e urryer për Zotin e Plotfuqishëm; dhe kështu, pa dyshim, ai e mori hakun e tij. Sepse Ai ngriti mbi të shpatën e Drejtësisë Hyjnore, duke bërë që i tërë trupi i saj të poshtërohej dhe të gjitha gjymtyrët e saj filluan të thaheshin “.

E megjithatë Piruni tani është bërë mjeti më i domosdoshëm dhe më i preferuar për përcjelljen e ushqimit në gojë.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights