Roberto Nevilis shpiku detyrat e shtëpisë dhe ideja i lindi si një dënim për studentët e tij.
Origjina e shpikësit të detyrave të shtëpisë: Roberto Nevilis
Detyrat e shtëpisë janë një element kryesor i sistemit arsimor modern, por pak njerëz e dinë historinë e origjinës së tyre. Shpikësi i detyrave të shtëpisë konsiderohet gjerësisht si Roberto Nevilis, një mësues italian që jetoi në fillim të shekullit të 20-të. Ne do të eksplorojmë shkurtimisht jetën e Nevilis, se si ai doli me konceptin e detyrave të shtëpisë dhe rrethanat rreth vdekjes së tij.
Njeriu pas detyrave të shtëpisë Roberto Nevilis lindi në Venecia, Itali, në 1879. Ai ishte djali i një tregtari të pasur dhe mori arsim privat. Më vonë studioi në Universitetin e Venecias, ku u diplomua për mësimdhënie. Pas diplomimit, Nevilis punoi si mësues në shkolla të ndryshme në Venecia.
Si lindi ideja
Sipas të dhënave historike, Nevilis ishte i frustruar me mungesën e disiplinës në klasën e tij. Ai zbuloi se studentët shpesh ishin më shumë të fokusuar tek lojërat dhe jo në mësim. Thuhet se në inat e sipër, ai vendosi t’jua ngarkonte edhe kohën pas mësimit me detyra, e kjo jo vetëm si dënim por edhe për të përforcuar mësimet që u jepte në klasë dhe për t’i inkurajuar ata që ta merrnin më seriozisht arsimin e tyre.
Efekti domino
Mesa duket ideja e tij pati shumë sukses dhe pati shumë mësues të tjerë në Itali që ndoqën shembullin e Nevilis duke i ngarkuar studentët me detyrat e shtëpisë. Pas suksesit të menjëhershëm në Itali, praktika e dhënies së detyrave të shtëpisë krijoi një jehonë dhe u përhap në vende të tjera evropiane e më pas, përfundimisht, në pjesën tjetër të botës. Sot, detyrat e shtëpisë janë një pjesë standarde e sistemit arsimor në pothuajse çdo vend, dhe miliona studentë në mbarë botën shpenzojnë orë të panumërta çdo javë duke punuar në detyrat e shtëpisë, e gjitha kjo falë idesë së Roberto Nevilis.
0 Comments