breaking news New

Jul Çezari ka qenë i burgosuri më i keq, që piratët kishin pasur ndonjëherë!

Çezari-i-marrë-peng-nga-piratët-Cilicianë
Në 75 pes, 25-vjeçari Jul Çezari po lundronte në Detin Egje kur u rrëmbye nga piratët Cilicianë. Sipas Plutarkut, kur piratët kërkuan një shpërblim prej 20 talentesh argjendi (afërsisht 620 kg argjend, ose 600,000 dollarë në vlerat e sotme të argjendit), Çezari qeshi në fytyrat e tyre. Këta nuk e dinë se kë kanë kapur, u tha ai, dhe i sugjeroi që të kërkonin 50 talenta (1550 kg argjend), pasi 20 talenta thjesht nuk mjaftonin.

Më shumë para, më shumë probleme

Piratët, sigurisht, ranë dakord dhe Çezari dërgoi disa nga bashkëpunëtorët e tij për të mbledhur argjendin, një detyrë që zgjati 38 ditë. Ndërkohë që ishte vetëm me piratët, me dy shërbëtorë dhe një mik që kishte mbetur me të, Çezari refuzoi të trajtohej si rob. Në vend të kësaj, ai i trajtoi piratët sikur të ishin vartësit e tij. Ai madje shkoi aq larg sa kërkoi nga ata të mos flisnin kur ai ishte në gjumë. Çezari e kaloi shumicën e kohës me ta duke mbajtur fjalime e duke shkruar poezi që më pas ua recitonte piratëve. Çezari gjithashtu luajti lojëra të ndryshme me piratët dhe mori pjesë në ushtrimet e tyre, përgjithësisht duke vepruar sikur të mos ishte i burgosur, por përkundrazi, si lider i tyre. Me pak fjalë piratët e pëlqyen atë dhe ia njohën të drejtën për të bërë pak a shumë si të donte në ishullin dhe anijet e tyre.

Megjithëse Çezari ishte miqësor me piratët, atij prapë nuk i pëlqente ideja që u mbajt rob. Ai madje ua tha në sy atyre, se pasi të lihej i lirë, ai do të kthehej e do t’i kryqëzonte. Dhe menjëherë pas pagesës së shpërblimit e më pas lirimit të tij, ai e mbajti atë premtim. Me sa duket rritja e shpërblimit ndikoi në përfshirjen e aktorëve të tjerë dhe pavarësisht faktit se ai ishte një qytetar i thjeshtë romak, Çezari arriti të ngrinte shumë shpejt një flotë të vogël me të cilën mori nën kontroll ishullin ku ishte mbajtur rob.

Piratët, të cilët nuk i kishin marrë seriozisht kërcënimet e tij, ishin akoma atje kur ai mbërriti. Ai i kapi dhe mori 50 talentet e tij prej argjendi, së bashku me tërë pasurinë e tyre. Pasi i dorëzoi piratët te autoritetet në burgun në Pergamon dhe ai udhëtoi për të takuar konsullin e Azisë, Marcus Junius, duke i bërë një kërkesë për t’i ekzekutuar piratët. Konsulli refuzoi, pasi ai donte të shiste piratët si skllevër dhe të merrte plaçkën për vete.

Megjithatë këmbëngulës siç ishte, Çezari udhëtoi përsëri në Pergamon, ku po mbaheshin piratët Cilicianë dhe urdhëroi që ata të kryqëzoheshin. Sidoqoftë, para se ta kalonin atë sprovë, Çezari tregoi një butësi – ai ua preu fytin.

Reviewer overview

Jul Çezari ka qenë i burgosuri më i keq, që piratët kishin pasur ndonjëherë! - /10

Summary

0 Bad!

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights