breaking news New

Arsyet pse Ananasi dikur kushtonte 8,000$, për vetëm një kokërr!?

Në Anglinë e shekullit të 18-të, ananasi ishte një simbol i mirëqenies dhe statusit të lartë në shoqëri.

Kur Kristofor Kolombi solli ananasin nga Bota e Re në Spanjë, njerëzit u mahnitën aq shumë me këtë frut ekzotik sa që filloi të konsiderohej si një simbol i pasurisë dhe statusit të lartë në shoqëri. Shumë njerëz të pushtetshëm, veçanërisht në Oborrin Mbretëror të Anglisë e kërkonin me ngulm frutin për të nxjerë në pah fuqinë e tyre.

Ananasi shpesh shikohet edhe në pikturat e bëra me porosi (pak a shumë si të bësh “selfie” sot në sfondin e një makine luksoze 😊), apo ekspozohej në mobiljet prej druri, si shenjë evidentuese e pasurisë të bollshme. Fruti u shfaq për herë të parë në Angli në shekullin e 17-të dhe përgjatë shekullit të 18-të u kthye në një simbol popullor të pasurisë dhe luksit. Në fakt, në atë kohë ananasi ishte aq i shtrenjtë (rreth 8,000 dollarë në kursin e sotëm) saqë ata që nuk e përballonin dot një shifër të tillë e merrnin me qira frutin, vetëm për një mbrëmje, në mënyrë që të mund të evidentonin statusin e tyre nëpër evenimentet mondane.

Kolombi i hasi për herë të parë frutat “luksoze” në ishujt e Guadelupës gjatë udhëtimit të tij të dytë në Karaibe. Ishin kultivuar në ishull me shekuj përpara se Kolombi ta zbulonte.

Familjet mbretërore nga Evropa e dëshironin deri në adhurim tulin e ëmbël dhe të butë të frutit tropical, pasi produktet me sheqer kishin kërkesë të lartë në treg, por mungonte furnizimi. Në atë kohë, mënyra e vetme për të furnizuar tregun evropian ishte importimi direkt i ananasit nga Amerika e Jugut. Por duke qenë se e vetmja mënyrë që të arrinte në Evropë ishte përmes deteve, ajo shpesh mbërrinte e pjekur shumë ose e kalbur.

Ananasi u rrit për herë të parë në Evropë gjatë mesit të shekullit të 17-të në serra që simulonin temperaturën dhe kushtet e lagështa të Amerikës Jugore. Dhe për shkak të mungesës së furnizimit, vetëm familjet mbretërore jashtëzakonisht të pasura mund të përballonin një copë ananas.

Personazhe jashtëzakonisht të pasur dhe të pushtetshëm gjatë asaj kohe duke përfshirë Katerinën e Madhe, Karlin e II dhe Luigjin XV ishin të vetmit që ishin në gjendje të shijonin rregullisht ëmbëlsinë e frutave tropikale. Kolonët e hershëm amerikanë gjatë viteve 1700 gjithashtu e kishin provuar shijen e ananasit, por atyre iu desh të paguanin shuma të tepruara parash për këtë gjë. 8,000 dollarë në kursin e sotëm është një shumë goxha e tepruar për një copë ananas.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights