breaking news New

Pse Pashkët Ortodokse dhe Katolike nuk do të kremtohen kurrë bashkë pas vitit 2700

Arsyeja pse kremtohen të ndara pashkët Katolike dhe Ortodokse, dhe si përllogaritet data e saktë!

Këtë vit, të krishterët katolikë dhe ortodoksë, të cilët përdorin kalendarë të ndryshëm liturgjikë, e festuan Pashkën me diferencë javësh. Vetëm në vitin 2017, rastisën në të njëjtën ditë për të dyja simotrat e krishtera, diçka që do të ndodhë përsëri në vitin 2025. Deri në vitin 2020, të krishterët Ortodoksë dhe Katolikë e festuan me një javë diferencë.

Sidoqoftë, për arsye thjesht astrologjike, ndryshimi midis kremtimit të Pashkëve për të dyja fraksionet do të rrijë i pandryshueshëm për shumë vjet. Dhe nga viti 2700 e në vazhdim, kremtimi i Pashkëve për Kishën Ortodokse Greke dhe Kishën Katolike nuk do të përkojë më kurrë.

Hera e fundit që festimet e Pashkëve do të përkojnë vlerësohet të jetë në vitin 2698. Që atëherë e tutje, të krishterët ortodoksë dhe katolikë nuk do të kremtojnë kurrë më në të njëjtën ditë Ringjalljen e Krishtit.

Pashkët dhe kalendari perëndimor

Sinodi i Parë Ekumenik në vitin 325 Pas Krishtit vendosi që Pashkët të festoheshin të Dielën e parë pas hënës së parë të plotë të pranverës. Nëse kjo hënë e plotë ndodh të Dielën, atëherë pashkët do të festohen të dielën tjetër. Në të njëjtën kohë kremtimi i Pashkëve të krishtera ishte i lidhur qartë me një fenomen astronomik, ekuinoksin e pranverës dhe hënën e parë të plotë të pranverës.

Për të llogaritur datën e Pashkëve, duhej gjetur data e hënës së parë të plotë dhe më pas e diela e parë pas hënës së plotë. Sinodi i Parë Ekumenik udhëzoi Patriarkun e Aleksandrisë që të informonte kishat e tjera për ditën e Pashkëve, pasi data e hënës së parë të plotë të ishte përllogaritur me ndihmën e astronomëve në qytetin egjiptian.

Kalendari që ishte në fuqi në kohën e Sinodit të Parë Ekumenik ishte ai Julian që Jul Çezari kishte krijuar në vitin 45 para Krishtit me ndihmën e astronomit Aleksandrian Sosigenis. Ky i fundit, bazuar në llogaritjet e Hiparkut (i cili një shekull më parë kishte vlerësuar me saktësi mbresëlënëse se viti diellor kishte një kohëzgjatje prej 365.242 ditë), krijoi një kalendar me 365 ditë, dhe në çdo vit të katërt (“viti i brishtë”) u shtua edhe një ditë.

Sidoqoftë, Kalendari Julian kishte një gabim të vogël, sepse kohëzgjatja e vitit diellor është në të vërtetë 365.242199 ditë. Çdo katër vjet, ky gabim i vogël arrin 45 minuta dhe si rezultat, Ekuinoksi i Pranverës po vjen gjithnjë e më herët.

Kështu, ndërsa Ekuinoksi i Pranverës në kohën e Krishtit ndodhi më 23 Mars, në vitin 1582 pas Krishtit ajo kishte arritur në 11 Mars.

Pastaj Papa Gregori II udhëzoi astronomët Kristoforos Klavios dhe Luigi Lilios të bënin një reformë në kalendar. 5 tetori 1582 u riemërua në 15 tetor për të korrigjuar gabimin që ishte grumbulluar gjatë 11 shekujve të kaluar dhe Ekuinoksi i Pranverës të kthehej në 21 Mars, siç kishte qenë gjatë Sinodit të Parë Ekumenik.

Kalendari i Ri, ose Gregorian, u miratua nga shtetet Katolike të Evropës në pesë vitet e ardhshme, dhe nga Protestantët shumë më vonë. Për shkak të një kundërshtimi të fortë nga Kisha Ortodokse ndaj Kalendarit Gregorian, Kalendari Julian mbeti në fuqi në të gjitha Shtetet Ortodokse deri në shekullin e 20-të.

Ortodoksët dhe kalendari Gregorian

Por ndryshimi në festimin e Pashkëve midis Ortodoksëve dhe Katolikëve nuk bazohet vetëm në gabimin e Kalendarit Julian, por edhe në gabimin e të ashtuquajturit “cikli Metonik”, emëruar pas astronomit grek Meton të Athinës të shekullit V para Krishtit .

Cikli Metonik është një periudhë përafërsisht 19 vjeçare, e cila është pothuajse një shumëfish i vitit diellor dhe muajit sinodik (hënor). Cikli Metonik u përdor nga astronomët e krishterë të Aleksandrisë, mbi bazën e të cilit Kisha Ortodokse vazhdon të numërojë datat për hënat e plota të pranverës në të ardhmen.

Në 13 ditët e Ekuinoksit të Pranverës Julian, duhet të shtohet gabimi i ciklit Metanik 19-vjeçar – i cili nga 325 Pas Krishtit deri në kohën e tanishme arrin në katër deri në pesë ditë. Si pasojë, hëna e plotë Metonike (ose Juliane) llogaritet katër deri në pesë ditë më vonë se ajo aktuale.

Kisha Ortodokse vazhdon të përdorë Kalendarin e Vjetër Julian dhe ciklin Metonik për të përcaktuar datën e Pashkëve. Kështu, Pashkët Ortodokse shpesh festohen jo të Dielën e parë pas hënës së plotë, por në hënën e plotë të dytë ose, në vend të së dielës së parë pas hënës së plotë të parë të Pranverës, siç kishte vendosur Sinodi.

Katolikët festojnë Pashkën sipas rregullit të Sinodit të Parë Ekumenik, por Ekuinoksi i Pranverës dhe hëna e plotë e pranverës llogariten sipas Kalendarit të Ri Gregorian, gjithashtu duke marrë parasysh gabimin Metonik. Pra, hëna e plotë Gregorian-Katolike është shumë më afër asaj astronomike (shpesh përkon ose ka vetëm një ditë diferencë) sesa Julian-Ortodokse.

Është mjaft e zakonshme që të krishterët Ortodoksë dhe Katolikë të festojnë Pashkën së bashku, kur hëna Gregoriane dhe ajo Julian-Metonike e Pashkëve bien nga e diela në të shtunën e së njëjtës javë (për sa kohë që është pas 3 prillit dhe dy hënave të plota), kështu e diela tjetër është Pashkë e zakonshme për të dy.

Sidoqoftë, pas vitit 2700, për shkak të akumulimit të gabimit Metonik për gati shtatë shekuj, Juliani dhe hëna e plotë Gregoriane nuk do të përkojnë kurrë më në të njëjtën javë, kështu që nuk do të ketë më Pashkë të përbashkët.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights