breaking news New

Milionerët rusë pajtojnë Ambulanca luksoze për të shmangur trafikun e Moskës

Policia në Moskë ka shtuar kontrollet mbi ambulancat, pas raporteve se automjetet e urgjencës i kanë shndërruar në ambiente luksoze prej pelushi dhe me shumë komoditete të tjera e po u jepen me qira biznesmenëve VIP, që duan të shmangin bllokimet e tmerrshme të trafikut të qytetit.

Ata po bëjnë kontrolle të rastësishme ambulancave, pasi kompanitë që reklamojnë udhëtimet në “taksi të ndihmës së shpejtë” për më shumë se 6,000 rubla (200 dollarë) në orë u shfaqën në internet. Ambulancat luksoze thuhet se përdorin sirenat e tyre për të shpërndarë trafikun dhe për të dërguar biznesmenin në takimet e tij në kohë.

Një burim i zbatimit të ligjit i tha gazetës Izvestiya se një automjet i tillë ishte identifikuar tashmë. “Gjatë një patrullimi, një makinë mjekësore u ndalua sepse po shkelte rregullat e trafikut,” tha burimi. “Shoferi u duk i çuditshëm dhe nuk i ngjante aspak një shoferi ambulance.

“Oficerët e policisë e kontrolluan makinën dhe panë që pjesa e brendshme ishte e pajisur si një limuzinë e klasit të parë me vende të rehatshme për transportimin e udhëtarëve VIP.” Burimi shtoi se brenda ambulancës nuk kishte “personeli mjekësor, por disa njerëz me rroba civile të cilët nuk pranuan të identifikohen”.

Bulevardet dhe rrugët unazore të Moskës shpesh janë në ngërç për shkak të makinave të parkuara keq dhe mungesës së kufizimeve për drejtimin e makinës në qendër të qytetit.

Gjendja rëndohet kur policia bllokon rrugët për autokolonën zyrtare të presidentit Putin, i cili shkakton bllokim kur udhëton për në Kremlin me Mercedes Pullman e tij. Në tetor, zëdhënësi i tij tha se presidenti do të kalonte më shumë kohë duke punuar në shtëpinë e tij, në Novo-Ogarevo në perëndim të qytetit, për të shmangur edhe fajësimin për trafikun e krijuar.

Ndërsa Zyra e Kryeministrit Dmitry Medvedev tha se ai do të udhëtonte më shpesh me helikopter.

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights