breaking news New

Kjo urë 3000 vjeçare, është ende funksionle

Unë di një rast që zgjati vetëm 6 muaj

Ura Arkadiko ose Ura Kazarma është një urë Mikenase afër rrugës moderne nga Tiryns në Epidauros në Peloponez, Greqi. Daton që nga viti 1300 P. K. dhe është një nga urat më të vjetra harkore që ekzistojnë ende dhe përdoren edhe sot. Ura e harkut i përket epokës mikenase, dhe lidhte një rrugë midis dy qyteteve, e cila ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë rrugor ushtarak. Është bërë në mënyrën tipike mikenase të gurëve ciklopikë. Struktura është 22 metra e gjatë, 5,60 metra e gjerë në bazë dhe 4 metra e lartë. Gjerësia e rrugës në krye është rreth 2.50 metra. Shtrirja e sofistikuar e urës dhe rrugës tregon se ato janë ndërtuar posaçërisht për t’u përdorur nga qerret. Ende përdoret nga popullata lokale.

14 korrik 2020/ Roskovec, ura “shembet” gjashtë muaj pas ndërtimit

Rreth 300 fermerë të fshatit Suk në Bashkinë Roskovec rrezikojnë të mbeten pa rrugë për të shkuar në tokat e tyre për shkak të shembjes së një ure, e cila është ndërtuar vetëm 6 muaj më parë. Sipas fermerëve, ura ende nuk është inauguruar, ndërkohë që rezulton se bashkisë i ka kushtuar rreth 5 milionë lekë, megjithëse autoritetet vendore deklarojnë se ende nuk është bërë pagesa dhe do i kërkohet kompanisë kontraktuese të marrë masa për riparimin e duhur.

 

0 Comments

Leave a Comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Don't have account. Register

Lost Password

Register

Verified by MonsterInsights