I mbijetuari i të dy bombardimeve atomike, të Hiroshimës e më pas Nagasakit
Tsutomu Yamaguchi ishte një Inxhinier Detar 29-vjeçar në një udhëtim biznesi tre-mujor në Hiroshima.
Më 6 Gusht 1945, “Enola Gay” lëshoi ngarkesën me bombë atomike në qytetin e Hiroshimës. Yamaguchi ishte më pak se 2 milje nga zona e shpërthimit dhe pati mundësi të mbrohej duke u hedhur në një ngastër toke me patate.
Ai i mbijetoi shpërthimit dhe arriti të bënte një udhëtim të rrezikshëm nëpër qytetin e shkatërruar deri në stacionin hekurudhor. Aty, më 7 gusht, ai hipi në një treni për të udhëtuar brenda natës në një destinacion më të sigurt, në vendlindjen e tij, Nagasaki.
Në mëngjesin e 9 gushtit, ai ishte me disa kolegë në një ndërtesë zyrash kur një tjetër shpërthim i fuqishëm i shtangu të gjithë. Një dritë e bardhë verbuese mbushi qiellin e Nagasakit.
Yamaguchi doli nga rrënojat me vetëm disa dëmtime të vogla që iu mbivendosën lëndimeve të tij aktuale. Ai i kishte mbijetuar dy shpërthimeve bërthamore në dy ditë.
Vdiq më 4 Janar, 2010 (në moshën 93 vjeç), Nagasaki, Japoni.
0 Comments