5 fakte gazmore (ose jo) rreth sportit
1. Në Amsterdam ekziston një palestër ku mund të stërvitesh lakuriq.
A jeni të vetë-ndërgjegjësuar për atë që vishni gjatë stërvitjes? Një palestër Hollandeze ka në plan të prezantojë “E Diela Nudo” për njerëzit që duan të fryjnë muskujt e jo vetëm…:)
Patrick de Man, pronar i palestrës Fitworld në qytetin Heteren, tha se ai e mori idenë pjesërisht nga dy klientë të tij që janë nudistë të apasionuar.
“Kam dëgjuar që disa palestra të tjera po ofrojnë kurse mbi ‘pole-vallëzimin’ si një sport, kështu që mendova: Pse të mos sjellim diçka të re në treg?” tha de Man. Ai tha se përgjigjja pati efekte mbizotëruese – pozitive dhe negative.
E diela e parë “Lakuriq” është planifikuar për në 4 Mars.
Ju kujtojmë që fjala “palestër” vjen nga greqishtja e lashtë dhe përkthehet në “vend i zhveshur”. Kjo pasi atletët në Greqinë e Lashtë stërviteshin dhe performonin gjatë garave të zhveshur!
2. Maratonomaku Mashtrues
Gjatë Lojërave Olimpike Verore 1904 në St. Louis, amerikani Frederick Lorz ishte i pari që arriti në vijën e finishit të maratonës. Megjithatë doli që ai kishte përshkuar rreth gjysmën e distancës me makinë.
3. Kur Arkitektura ishte një Disiplinë Olimpike.
Mund të jetë një pjesë e Lojërave Olimpike që bota harroi, por nga 1912 në 1948, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) shpërndau medalje në pesë kategori të arteve krijuese duke përfshirë arkitekturën, pikturën, skulpturën, letërsinë dhe muzikën.
Për babanë e Olimpiadës moderne Pierre de Coubertin, i cili themeloi IOC, konkurset e artit kishin qenë gjithmonë pjesë e synimeve të tij origjinale për Olimpiadën moderne siç ishin në Olimpiadën antike, e cila kishte gara për muzikë, këndim dhe të folur në publik.
Në Kongresin Olimpik në Paris, 1906, para një turme arkitektësh, shkrimtarësh, skulptorësh dhe aktorësh të njohur, de Coubertin bëri rekomandimin më domethënës, që ishte prezantimi i konkursit të aritekturës.
4. Boksieri më i pazakontë ndonjëherë në një ring…
Në 1949 u zhvillua një ndeshje boksi midis boksierit Gus Waldorf dhe një ariu. Ariut iu dha një kokore dhe doreza boksi për të krijuar kushte “të drejta” për të dy “luftëtarët”. Megjithëse amator në boks, në fund ishte ariu ai që fitoi.
5. Të arrish i pari duke mbajtur Gruan
Finlanda ka pritur zyrtarisht Kampionatin Botëror të “Të mbash Gruan” që nga viti 1992. Në këtë garë, burrat duhet të arrijnë finishin duke kaluar një rrugë të gjatë pengesash ndërsa mbajnë në shpinë gratë e tyre. Në fund, fituesi shpërblehet në birrë sipas peshës së gruas së tij.
0 Comments